QTPA trajnim me kredite më 23-24 shkurt, moduli: "Teoritë e komunikimit"

Trajnim me kredite nga QTPA më 23-24 shkurt 2026, online në platformën Zoom për modulin "Teoritë e komunikimit". Trajnimi vjen në mbështetje të mësuesve të rinj që sapo kanë nisur profesionin, si edhe për ata që përgatiten për provimin e kualifikimit. Linkun e regjistrimit e gjeni më poshtë.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 23-24 Shkurt 2026 trajnimin për modulin:

 “Teorite e komunikimit”

 

Moduli synon: te zhvilloje aftesite praktike te komunikimit te mesueve si një formë rendesishme e ndertimi te marredhenieve ne shkolle. Zhvillon teknika dhe metoda te ndertimit te aftësive te mira te komunikimit te mesuesve me grupet e interesit si : nxenes, prinder, mesues.


Moduli trajton:

Seanca 1: Procesi i komunikimit. Teoritë Schannon, Gerbner, Lasswell, Newcomb, etj

Seanca 2: Përparësitë dhe pengesat në procesin e Komunikimit. Qëndrimi dhe situata optimale e komunikimit

Seanca 3: Feedback dhe rëndësia e tij në komunikim. Komunikimi verbal dhe joverbal.

Seanca 4: Komunikimi në punë. Mbledhjet dhe grupi. Komunikimi në publik

Seanca 5: Audienca dhe llojet e saj. Teoritë e audiencës

Seanca 6: Aplikimi i aftësive të komunikimit në kontekste te caktuara


 Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues të AMU/AML 
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/22719


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

169 Lexime
18 orë më parë