MODUL I RI

QTPA: Trajnim me kredite më 28 korrik, moduli “Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit shkollë komunitet”

Qendra e trajnimeve dhe projekteve Albas, ju njofton se ka filluar të zhvillojë trajnime me kredite për modulet e reja të akredituara nga ASCAP dhe MAS për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar. I radhës është më datë 28 korrik.

Qendra e trajnimeve dhe projekteve Albas, ju njofton se ka filluar të zhvillojë trajnime me kredite për modulet e reja të akredituara nga ASCAP dhe MAS për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar. 


Në datën 28 Korrik 2022 zhvillohet trajnimi:


Moduli: RËNDËSIA E KOMUNIKIMIT DHE BASHKËPUNIMIT SHKOLLË KOMUNITET


Ky modul trajton konceptin e pjesëmarrjes së prindërve dhe të komunitetit në veprimtarinë e institucionit arsimor nëpërmjet formave të tilla si: konsultim, bashkëpunim, përfshirje etj. 


Qëllimi i modulit: është nxitja e komunikimit dhe bashkëpunimit efektiv dhe të suksesshëm ndërmjet drejtuesit të shkollës, personelit mësimor, nxënësve, prindërve, komunitetit e më gjerë, por edhe ndërmjet shkollave të tjera, për t’i bërë gjërat së bashku në të mirë të përmirësimit të fushave të cilësisë në shkollë, si dhe për të përkrahur nxënësit në aftësitë e tyre personale dhe profesionale.


Rezultate të të nxënit që do të arrihen nëpërmjet modulit:

  • përvetësimi i kompetencave të komunikimit individual dhe institucional; 
  • përmirësimin e komunikimit në shkollë dhe bashkëpunimin me aktorët e jashtëm; 
  • aftësimi në mbajtjen e qëndrimeve pozitive ndaj mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe faktorëve të tjerë të komunitetit dhe bashkëpunimit me shkollën; 
  • kuptimi i rëndësisë së pjesëmarrjes së prindërve dhe komunitetit në veprimtarinë e institucionit arsimor; 
  • zhvillimi i aftësive të duhura për të gjetur rrugët e përfshirjes së prindërve dhe përfaqësuesve të komunitetit në vendimmarrjen dhe menaxhimin e institucionit.


Moduli ka 1 kredit, i barazvlefshëm në 18 orë trajnim ( 9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimet zhvillohen online në platformën Zoom. 

Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për t’u regjistruar në trajnim klikoni mbi titullin e modulin (me ngjyrë të kuqe)


Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit shkollë komunitet 



Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e

 e-mailit [email protected].


Qëndra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,839 Lexime
2 vjet më parë