Trajnim për mësuesit

QTPA, trajnim me kredite në Vlorë për modulin “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datë 7 tetor, në qytetin e Vlorës, trajnimin me kredite për modulin “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”. Më poshtë gjeni detajet e këtij trajnimi dhe formularin online të regjistrimit.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 07.10. 2023 në qytetin e Vlorës  trajnimin për modulin:


“Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”


Moduli synon:  


Të rrisë nivelin e njohjes dhe të kuptuarit të mësuesve mbi metodat dhe teknikat e përdorura në mësimin online dhe atë prezent duke zhvilluar aftësitë e mësuesve në përdorimin e platformave të ndryshme (ZOOM, Google Classroom dhe Akademi.al) për një mësimdhënie-mësimnxënie të suksesshme.


Moduli trajton:


Seanca 1: Rëndësia e digjitalizimit në arsimin parauniversitar, vështirësitë e hasura dhe ndarja e eksperiencave të mësuesve mbi mësimdhënien online;

Seanca 2: Përdorimi i platformave Zoom, Google Classroom, Akademi.al. / Diskutime rreth tyre;

Seanca 3: Mësimdhënia online kundrejt mësimdhënies në klasë;  

Seanca 4: Zgjidhjet dhe risitë e mësimdhënies online;

Seanca 5: Mbështetja e individualizuar për nxënësit, mësuesit dhe familjet;

Seanca 6: Sfidat e kalimit nga njëra metodë në tjetrën;


 Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit parauniversitar
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar  nga ASCAP dhe MAS për  mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është  i  barazvlefshëm  në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Për regjistrim klikoni në linkun e mëposhtëm.

https://www.trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/71404?d=10%2F07%2F2023%2000%3A00%3A00


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin  e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,157 Lexime
7 muaj më parë