QTPA: Trajnim në datën 9 nëntor 2024 për modulin "Teknikat e pyetjes dhe diskutimit"
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë trajnim me kredite në datën 9 nëntor për modulin "Teknikat e pyetjes dhe diskutimit". Më poshtë gjeni linkun e regjistrimit dhe detajet e tjera.
Qendra e trajnimeve dhe projekteve Albas, ju njofton se në datën 9 nëntor 2024 do të zhvillohet trajnimi:
Moduli: Teknikat e pyetjes dhe diskutimit
Moduli Teknikat e pyetjes dhe diskutimit, synon të aftësojë pjesëmarrësit në formulimin e drejtë të pyetjeve me qëllim që nxënësit të jenë të aftë të kuptojnë dhe të zhvillojnë mendimin kritik në procesin mësimor.
Seancat
Seanca 1: Përdorimi i teknikave të pyetjes
Seanca 2: Formulimi i drejtë të pyetjeve, llojet e tyre
Seanca 3: Strategji hartimit të pyetjeve dhe menaxhimi i klasës
Seanca 4: Puna me tekstin dhe ndërtimi i pyetjeve rreth tij
Seanca 5: Ndërtimi i dialogut dhe diskutimit
Seanca 6: Testet dhe llojet e pyetjeve në to
Moduli ka 1 kredit, i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohen online në platformën Zoom.
Pagesa per trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesa kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për t’u regjistruar në trajnim klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17999
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected].
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA: Trajnim në 14 dhjetor për modulin “Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”
QTPA: Trajnim në 21 dhjetor për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”
QTPA trajnim më 4 korrik, moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”