
QTPA trajnim për modulin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas do të zhvillojë në datën 20 maj 2023 trajnimin për modulin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”. Trajnimi zhvillohet me trajneren Denata Toçe.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 20 Maj 2023 trajnimin për modulin:
Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online
Trajner - Denada Toçe
Moduli synon synon të evidentojë strategjitë më gjithëpërfshirëse të mësimit në distancë për nxënësit me aftësi ndryshe. Efektiviteti strategjive të mësimit online kushtëzohet nga strategjitë e menaxhimit të sjelljeve të cilat duhet të përzgjidhen me kujdes në varësi të nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe.
Moduli trajton:
Seanca 1: Kuptimi i termit “mësim onlinë”dhe përfitimet e tij;
Seanca 2: Aktivitetet e ndryshme mësimore si në klasë dhe online;
Seanca 3: Sfidat e të nxënit online, vështirësitë dhe zgjidhjet gjatë mësimit në klasë;
Seanca 4: Pjesëmarrja dhe vështirësitë gjatë mësimit online, dallimet me mësimin në klasë;
Seanca 5: Menaxhimi i sjelljes dhe të nxënit për fëmijët me aftësi ndryshe në mësimin online dhe atë në klasë;
Seanca 6: Strategji për mësimin online dhe atë kombinuar te fëmijët me aftësi ndryshe.
Përfituesit nga trajnimi:
- Specialistë të ZVAP;
- Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar;
- Mësues të arsimit parashkollor;
- Mësues të arsimit të detyruar.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim klikoni në linkun më poshtë:
https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/69748?d=05%2F20%2F2023%2000%3A00%3A00
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA, trajnim me kredite online për modulin “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”
Albas, trajnim me kredite në Elbasan
QTPA, trajnim me kredite në Vlorë për modulin “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”