QTPA

QTPA vjen me 8-9 qershor në Prizren, do të mbajë trajnim për mësimdhënësit

Qendra e Trajnimeve Albas Kosovë, do të zhvillojë në datën 8-9 qershor trajnimin për programin "Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të Arsimit Fillor”. Më poshtë gjeni detajet dhe linkun e regjistrimit.


Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë  në datën 08.06.2024 dhe 09.06.2024 trajnimin për programin:


“Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të AF-së, nëpërmjet rikonceptimit të procesit mësimor me në qendër nxënësin”


Ky program përmban katër module: 

1. Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit në fushat “Gjuhë dhe komunikim”, “Matematikë” , “Shkencat e natyrës” , “Shoqëria dhe mjedisi”, “Teknologjia dhe informacioni”;

2. Puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në Arsimin Fillor; 

3. Metodologji e mësimdhënies në arsimin fillor;

4. Ndërtimi i aftësive të të lexuarit.


 Përfituesit nga trajnimi janë:

-       Mësuesit e arsimit parauniversitar dhe

-       Drejtorët e shkollave.



Ky program është i akredituar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (MASHT). Ai ka 24 orë trajnimi (leksione teorike 14 orë; ushtrime praktike 5 orë; punë në grup dhe detyra 5 orë) për mësuesit e sistemit parauniversitar. 


Për regjistrim klikoni në linkun e mëposhtëm:


Kliko këtu


Për pyetje shtesë, mund të kontaktoni në numrin e Qendrës së Trajnimeve Albas – Kosovë +38344108887 ose në adresën e e-mailit: [email protected]




©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,620 Lexime
1 muaj më parë