Arsimi profesional

Regjistrimet në shkollat profesionale nisin më 22 gusht

Regjistrimet në shkollat profesionale nisin në datën 22 gusht, ndërsa kriteret për pranimet e reja janë të njëjtat edhe për këtë vit të ri shkollor.

Regjistrimet në shkollat profesionale nisin në datën 22 gusht, ndërsa kriteret për pranimet e reja janë të njëjtat edhe për këtë vit të ri shkollor.


Në vitin shkollor 2017-2018 parashikohet të regjistrohen 5.700 nxënës në klasat e 10-a, ndërkohë që vjet ndoqën arsimin profesional 18.500 nxënës.


Sipas të dhënave nga Drejtoria e Formimit Profesional, degët më të kërkuara janë Hoteleri-Turizëm, Mekanik, Shërbime dhe Teknologji Informacioni, ndërsa profilet më pak të preferuara janë Përpunimi i Drurit, Ndërtimi dhe Bujqësia.


Për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës janë hapur drejtime të reja si: Detari, Gjeologji-Miniera, kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi.


Profesionet që kërkohen gjithashtu nga tregu i punës janë në fushën e turizmit, mekatronikës, elektroteknikës, bujqësisë dhe veterinarisë.


Buxheti për arsimin profesional është rritur me 35% dhe investimet për këtë vit janë dyfishuar.

Gjatë periudhës së 3 viteve të fundit u investua në 33 shkolla të arsimit të mesëm profesional dhe 10 qendra të fomimit profesional, janë përmirësuar ambientet e 8 shkollave me infrastrukturën e nevojshme edhe për personat me aftësi të kufizuara, si dhe 8 të tjera janë në proces. Janë blerë pajisje laboratorike për repartet e praktikave mësimore në 15 shkolla të arsimit profesional dhe pajisje për laboratorët e lëndëve të përgjithshme për 20 shkolla.

2,628 Lexime
6 vjet më parë