Regjistrimet në universitet, përfundon sot faza e parë
Kjo e mërkurë shënon përfundimin e fazës së parë të regjistrimit në universitete. Maturantët që u shpallën fitues në një apo disa programe studimi janë paraqitur pranë sekretarive përkatëse.
Kjo e mërkurë shënon përfundimin e fazës së parë të regjistrimit në universitete. Maturantët që u shpallën fitues në një apo disa programe studimi janë paraqitur pranë sekretarive përkatëse.
Në fakultete nuk ka pasur radhë dhe as probleme me sistemin e regjistrimit. Disa prej maturantëve kanë kryer regjistrimin final, ndërsa të tjerët janë në pritje për të parë emrin në degën e preferuar.
Pas regjistrimit të dhënat kalojnë online. Procesi përfundon me datën 11 shtator dhe është i ndarë në 7 faza 48 orëshe. Maturantët duhet të tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin ndryshimin e renditjes së fituesve.
PKAB, MASR publikon modelet e testeve dhe skemat e vlerësimit për gjuhët e huaja
Rritja e pagave, sa është dhe sa do të bëhet rroga e mësuesve nga 1 janari
Marrëdhëniet e mësuesit me nxënësit