Rikonstruktohen ambientet e reja të kopshtit “Bambi”
Në qytetin e Tiranës kopshtet dhe çerdhet nuk do të mbyllen gjatë muajit gusht në mënyrë që prindërit që i kanë bërë pushimet ose nuk kanë pasur mundësi t’i marrin ato, të kenë një hapësirë ku të lenë fëmijët gjatë këtij muaji.
Tiranës i është shtuar edhe një kopsht tjetër i rikonstruktuar, i cili pas ndërhyrjes së Bashkisë sëTiranës do të mirëpresë 200 fëmijë çdo ditë. Ambientet e reja të kopshtit “Bambi” ndodhen në njësinë administrative Nr. 10.
Praktika e vendosur jo zyrtarisht në bashki që i mbyllte kopshtet gjatë muajit gusht merr fund këtë verë. Në qytetin e Tiranës kopshtet dhe çerdhet nuk do të mbyllen gjatë muajit gusht në mënyrë që prindërit që i kanë bërë pushimet ose nuk kanë pasur mundësi t’i marrin ato, të kenë një hapësirë ku të lenë fëmijët gjatë këtij muaji.
Sipas kryebashkiakut Veliaj, i pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja të kopshtit, me planin e ri vendor Bashkia e Tiranës do të aplikojë politikën se çdo leje ndërtimi do të kushtëzohet me ndërtimin e një kopshti, një çerdheje ose një shkolle, sepse është e vetmja mënyrë që teksa Tirana urbanizohet, krijojmë më shumë mundësi për ata që zgjedhin të jetojnë në Tiranë.
Modele testesh të zgjidhura për kandidatët që marrin pjesë në testimin "Mësues për Shqipërinë"
Programet orientuese për provimin e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2023
MAS: Provimi i licencimit të mësuesve dhe aplikimi në portal do të bëhen brenda një dite