Komiteti Teknik i Ekspertëve

Rikthehet mësimi online në disa shkolla të mesme, zgjatet sezoni i provimeve për universitetin

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja me COVID-19 në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do ta zhvillojnë mësimin online për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt. Pra këto masa do të vijojnë për 14 ditë, ku më pas do të bëhet një rivlerësim të situatës.


Ndërsa sezoni i provimeve për universitetin rekomandohet të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të bere nga MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.


Këto masa janë bërë të ditura këtë të mërkurë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve teksa ai ka lajmëruar gjithashtu se duke filluar nga dita e enjte, ora policore do të zhvendoset në orën 20:00, nga ora 22:00 që ishte deri më tani. Kështu, ora policore do të nisë nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ku nuk do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bizneseve.



Nanila Allkja Biçaku 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,288 Lexime
3 vjet më parë