"Roli i sportit në jetën e studentëve, impuls pozitiv"
Rektori i UT Prof. Dr. Mynyr Koni Takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Sportive të Universiteteve Evropiane z. Matjaz Pecovnik.
Roli i sportit në jetën e studentëve të Universitetit të Tiranës është një impuls pozitiv me vlera të shumëfishta. Ky ishte mesazhi që Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni dha sot ditën e martë, datë 28 Mars 2017, gjatë një takimi pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Sportive të Universiteteve Evropiane, z. Matjaz Pecovnik. Në takim merrnin pjesë gjithashtu menaxheri i sporteve në këtë organizate Besim Aliti, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Viron Bezhani, Drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë z. Elton Skendaj, si edhe Koordinatori i Sporteve në UT, z. Besnik Veliu.
Gjatë fjalës së tij, Rektori vuri theksin në rëndësinë që ka sporti në jetën universitare të studentëve. Në këtë kuadër, Prof. Dr. Mynyr Koni dhe z. Matjaz Pecovnik diskutuan mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë për ngritjen dhe themelimin e një qendre sportive multifunksionale në Universitetin e Tiranës. Nga ana e tij. z. Pecovnik tha se në aktivitetet sportive të organizuara marrin pjesë studentë nga rreth 400 universitete dhe se dëshironte që edhe Universiteti i Tiranës të ishte i përfaqësuar.
Z. Pecovnik tha se OSUE do të ofronte të gjithë asistencën e mundshme, përfshi dhe atë financiare, për ngritjen e një qendre moderne për sportet në Universitetin e Tiranës.
Rektori i UT-së, Prof. Dr. Mynyr Koni tha se do të ndërmerrte të gjitha hapat e duhura në mënyrë që ngritja e qendrës sportive në UT të realizohej sa më parë dhe kërkoi nga Koordinatori i Sporteve në UT, z. Besnik Veliu që të fillohej menjëherë nga puna për realizimin e këtij projekti.
Qartësime mbi risitë e dhënies në një ditë të provimit të licencës dhe të portalit
Më 11 maj zhvillohet provimi i kualifikimit të mësuesve për vitin shkollor 2023-2024, njihuni me procedurat
QSHA zbardh listat emërore për provimet e shtetit në mësuesi