Deklarata

Rriten pagat e mësuesve...

“Për të gjithë mësuesit në arsimin parauniversitar do ketë një rritje prej 40%. Këto janë vendime që do merren me Ministrinë e Financave. Unë besoj që rritja do jetë progresive nga viti në vit.”

Transformimi i shkollave, brenda dhe jashtë, pajisja me mjetet e nevojshme didaktike dhe terrene të reja sportive janë vetëm disa nga investimet e premtuara. Në fokus të këtij mandati, do të jetë mësuesi dhe statusi i tij veçanërisht ai financiar.


“Për të gjithë mësuesit në arsimin parauniversitar do ketë një rritje prej 40%. Këto janë vendime që do merren me Ministrinë e Financave. Unë besoj që rritja do jetë progresive nga viti në vit. Brenda 100 ditëve të para, por edhe në 300 ditëshin e dytë të qeverisjes do të fillojë një skemë subvencionimi për 300 mësuesit më të mirë”, u shpreh Gert Janaqi Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, MAS; për Top Channel.


Po mësuesit që janë mbetës në testin e kualifikimit, a përjashtohen nga rritja e pagës?


“Testi i kualifikimit bazohet në ligjin e arsimit parauniversitar. Ai i atribuohet faktit që nëse një mësues mbush 5, 10 apo 20 vjet në arsim merr kualifikimin. Bonusi i  kualifikimit është ekstra përtej pagës. Testi i kualifikimit nuk penalizon njeri, pra nuk largon njeri nga puna. Thjesht i jep mundësinë që të marrë një rritje shtesë", - shton Gert Janaqi.


Në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, më 5 tetor, ministrja Nikolla premtoi sfida të reja për mësuesit, që ecin paralel me përfshirjen e kurrikulave të reja, të ngjashme me ato të vendeve perëndimore.


“Jemi duke menduar një iniciativë të zhvillimit profesional përmes kurseve të gjuhëve të huaja për mësuesit, pasi ne e dimë që çdo literaturë vjen kryesisht në gjuhën frënge, angleze apo italiane. këto janë disa nga iniciativat. jemi duke menduar që profesioni i drejtorit të shkollës të shkojë drejt licencimit, kemi pasur një projekt pilot me shkollën e drejtorëve vjet, do ta thellojmë sërish për të mbërritur te fakti që të ndërtojmë një skemë trajnimi vetëm për drejtuesit e shkollave apo edhe për mësuesit që aspirojnë të bëhen drejtues shkolle", - përfundoi zyrtari i MAS.


(Portali Shkollor)

10,521 Lexime
6 vjet më parë