SESA/SE SA

SESA apo SE SA?

“Sesa” dhe “se sa” janë dy lidhëza të ndryshme. Si të tilla, njëra shkruhet bashkë dhe tjetra ndaras. Por, cila shkruhet ndaras dhe cila bashkë?

Cila është trajta e saktë: bashkë apo ndaras?

Si t’i shkruajmë saktë këto dy lidhëza?

“Sesa” dhe “se sa” janë dy lidhëza të ndryshme. Si të tilla, njëra shkruhet bashkë dhe tjetra ndaras. Por, cila shkruhet ndaras dhe cila bashkë? 


Atëherë: 

1. Shkruhet bashkë, “sesa”, kur kemi lidhëz krahasuese, pra krahasohen dy gjymtyrë ose pjesë fjalie. Lidhëza “sesa” përdoret për të lidhur një fjali të varur krahasore me fjalinë drejtuese ose për të lidhur në fjalinë e thjeshtë gjymtyrën e dytë të një krahasimi, kur kemi mbiemra ose ndajfolje në shkallën krahasore. P.sh.: /Ishte më i gjatë sesa të tjerët. Qëndroi më pak sesa dje/.

2. Shkruhet ndaras “se sa” kur është lidhëz ftilluese. Pra, shkruhet ndarazi kur është lidhëz ftilluese ose kur ka nuanca sasiore. P. sh: /Nuk e di se sa më kuptoi. Nuk i thashë se sa vezë të blejë/.



Përgatiti: Sevi Lami Agolli

7,979 Lexime
4 vjet më parë