Shtëpia botuese ALBAS prezanton e-librin

Libri digjital, i cili vjen te ju nëpërmjet portalit shkollor, është projekti më i ri i shtëpisë botuese Albas. Të shtunën, në orën 10:00, në stendën e Albas-it, në Panairin e Librit, do të prezantojmë për të gjithë ju librin digjital

E-libri vjen te ju nëpërmjet Portalit Shkollor (www. portalishkollor.al).

Ky është një portal i ri që ofron e-librin ALBAS, si pjesë e botimeve të kësaj kompanie, si dhe materiale të shumta shkollore, të cilat me përparësitë dhe risitë pedagogjike të transmetuara përmes teknologjisë, shërbejnë për modernizimin e procesit mësimor.

Për librin digjital kanë punuar me përkushtim dhe shumë dashuri autorët e teksteve dhe i gjithë stafi i ALBAS-grupit. Autorët, redaktorët dhe dizenjuesit tanë kanë krijuar për ju tekste shkollore moderne dhe bashkëkohore.

Në portal këto tekste shkollore në formë digjitale janë lehtësisht të përdorshme nga të gjithë. Ato shoqërohen me materiale multimediale që përmbajnë video, audio, foto, skema etj.

Këtu ju mund të gjeni të gjitha materialet didaktike dhe të tjera për përgatitjen e temave mësimore, duke mundësuar kështu  zgjerimin e njohurive të mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

Portali është i pasur edhe me shërbime të shpejta, si: ndihmë praktike, kalendarë interaktivë, katalogë dhe revista dhe, së fundmi edhe lidhje online me ne.

Ne, ALBAS-grup, ju mbështesim për arsimim dhe dije. Ne ju vëmë në dorë ju, mësuesve, nxënësve, prindërve dhe cilitdo që është i interesuar, e-librin, libra elektronikë, të cilat janë hartuar sipas programeve shkollore dhe përdoren masivisht në shkollat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Këta libra shkarkohen në kompjuterët a pajisje të tjera elektronike si iPad a tabletë, por mrekullia e këtij portali është se libri është i pasuruar me material multimedial, që i jep jetë dhe e bën e-librin një mjet efikas për përvetësimin e dijeve.

Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të zbuluar të rejat e fundit dhe për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Kjo është arsyeja që ne kemi krijuar një strategji të re të të mësuarit, bazuar në kërkimin, zbulimin, krijimin dhe zgjidhjet praktike, duke hapur botën përpara nxënësve tanë dhe duke zhvilluar vlera të reja të shoqërisë sonë.

Ju presim në stendën e ALBAS në Panairin e Librit ditën shtunë, në orën 10:00.

ALBAS është gjithmonë pranë jush! 

14,134 Lexime
8 vjet më parë