
Sot provimi i gjuhës shqipe për rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta
Rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë, atij të gjuhës shqipe. Në datën 25 qershor do të zhvillohet provimi i matematikës dhe 28 qershor gjuha e huaj.
Rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë, atij të gjuhës shqipe.
Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.
Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi.
Në datën 25 qershor do të zhvillohet provimi i matematikës dhe 28 qershor gjuha e huaj.
Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Hapet aplikimi “Mësues për Shqipërinë” 2025: Afatet nga 2 deri më 23 qershor, testimi përfundon më 25 gusht