AKTIVITETI

Special Olympics Albania, Kushi: Gjithëpërfshirja, prioritet madhor i MASR

"Gjithëpërfshirja është prioritet madhor i MASR”- kështu është shprehur Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi teksa ka marrë pjesë në një aktivitet sportiv në Elbasan të organizuar nga "Special Olympics Albania" për fëmijët me aftësi ndryshe.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka marrë pjesë në një aktivitet sportiv në Elbasan të organizuar nga "Special Olympics Albania" për fëmijët me aftësi ndryshe, ku janë krijuar stacione sportive në disiplina si: basketbolli, volejbolli, ping-pongu, badminton etj.


"Me shumë kënaqësi mora pjesë në aktivitetin sportiv të organizuar nga "Special Olympics Albania" në Elbasan me fëmijë me aftësi ndryshe, ku kaluam momente shumë të gëzueshme me ata që kanë nevojë gjithmonë për vëmendjen e veçantë të secilit prej nesh" - shprehet Ministrja Kushi.


Ajo nënvizon gjithashtu se "gjithëpërfshirja është prioritet madhor i MASR, prandaj shpreh edhe mirënjohjen ndaj kësaj organizate për kontributin që jep në integrimin e fëmijëve me aftësi ndryshe në jetën sociale dhe sportive".



Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


2,078 Lexime
3 vjet më parë