Panairi i Librit

“Stinët e motmotit”, Luigj Gurakuqi

Në këtë libër janë përmbledhur disa nga vjershat dhe prozat, që Luigj Gurakuqi i ka shkruar me shumë përkushtim për nxënësit e vegjël. Në vjershat e përzgjedhura me shumë kujdes nga Pandeli Koçi, i këndohet me dashuri natyrës dhe stinëve.

Të dashur fëmijë, libri “Stinët e motmotit”, duhet të shtohet patjetër në bibliotekën tuaj. Është një mënyrë shumë e mirë për të plotësuar njohuritë që keni marrë në shkollë për Luigj Gurakuqin, të cilin e njihni si luftëtar të shquar për lirinë dhe përparimin e kombit tonë. Por ai nuk ishte vetëm burrë shteti, studiues, publicist, por edhe poet e përkthyes.  


Në këtë libër janë përmbledhur disa nga vjershat dhe prozat, që Luigj Gurakuqi i ka shkruar me shumë përkushtim për nxënësit e vegjël. 


Në vjershat e përzgjedhura me shumë kujdes nga Pandeli Koçi, i këndohet me dashuri natyrës dhe stinëve të vitit që kanë bukurinë dhe dobinë e tyre të veçantë. Në to përshkruhen me detaje drurët, pemët, zogjtë, lulet, dëbora shtrëngatat, por edhe fati i të varfërve. 


Prozat e shkurtra janë shkruar thjesht dhe qartë, për t’u kuptuar e shijuar menjëherë nga lexuesit e vegjël. Këto tregime e fabula të këndshme janë mbështetur në rrëfimet popullore. Në to përshkruhet me ndjenja të çiltra e të ngrohta malli për atdheun dhe për Shkodrën, vendlindjen e autorit. 


Shkrimet e Luigj Gurakuqit janë në dialektin gegë. Për një lexim më të thjeshtë të tyre, është bërë shpjegimi i disa fjalëve. Kjo do t’ju ndihmojë për t’i kuptuar sa më qartë vjershat dhe prozat dhe të ngulitni sa më mirë mesazhin që ato përcjellin.


Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

3,966 Lexime
6 vjet më parë