Projekt

Stop dhunës!

Në orën e projekteve nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Astrit Hyka” Kutalli realizuan një video nëpërmjet së cilës dënuan dhunën dhe i ftuan të gjithë bashkëmoshatarët e tyre por jo vetëm t’i thonë stop dhunës.

Sot, në Portalin Shkollor ju sjellim një material të cilin e kanë dërguar në adresën tonë nxënësit e vitit të dytë në shkollën e mesme të bashkuar “Astrit Hyka” Kutalli. Projekti ka si qëllim t’i thotë stop dhunës kudo ku ajo ndodhet në familje, shoqëri, shkollë ...


E gjithë klasa është organizuar për të realizuar këtë video, kanë diskutuar dhe kanë vendosur për mënyrën e realizimit të materialit e më pas e kanë finalizuar atë. Sigurisht që ky projekt kishte kosto e cila u mbulua nga të gjithë. Veshja dhe mbishkrimet në bluzat e nxënësve u realizuan posaçërisht për këtë projekt.

(Portali Shkollor)

6,065 Lexime
6 vjet më parë