TË PAKËT/TË PAKTË

TË PAKËT VS TË PAKTË/ Si i ngatërrojmë këto dy fjalë

Gjithkujt prej nesh i ndodh që mbiemrin “i/e paktë” e shkruan dhe e përdor edhe “i/e pakët”. Ne mendojmë se e kemi shkruar saktë, mirëpo fjalori thotë të kundërtën...

Gjithkujt prej nesh i ndodh që mbiemrin “i/e paktë” e shkruan dhe e përdor edhe “i/e pakët”. P.sh.: “Janë të pakët ata që e bëjnë këtë gjë.” Ne mendojmë se e kemi shkruar saktë, mirëpo fjalori thotë të kundërtën. Kjo, sepse këto fjalë kanë pak a shumë të njëjtën formë tingëllore dhe gjatë përdorimit të përditshëm janë ngulitur gabim. 


Por edhe pse me formë pak a shumë të njëjtë, këto fjalë kanë kuptime të ndryshme. Njëkohësisht futen në dy kategori të ndryshme gramatikore: emër asnjanës dhe mbiemër. Atëherë si:  

 a) emër asnjanës shkruhet TË PAKËT (që ka kuptimin: i ra të fikët, gjendje dobësie e trupit); 

b) mbiemër shkruhet TË PAKTË (që ka kuptimin: që është në sasi të vogël, në numër të vogël etj.). 

Prandaj dallimi në të shkruar dhe në të folur është se:  kur është emër asnjanës shkruhet me –ët, kurse kur është mbiemër shkruhet me –të. Zakonisht si emër asnjanës ka përdorim të vogël, kurse si mbiemër ka një përdorim më të madh.


Ja si e gjejmë në fjalor:


(Sevi Lami Agolli; Portali Shkollor)

4,737 Lexime
4 vjet më parë