Panairi i Librit po afron!

“Të qetë në kohë lufte”

Shtëpia Botuese Albas sjell në shqip librin e shkrimtarit spanjoll Cristian Crusat “Të qetë në kohë lufte”. Në këtë vëllim me tregime lexuesi kurrë nuk mund ta marrë me mend se si do të rrjedhin ngjarjet.

Vëllimi me tregime “Të qetë në kohë lufte” i shkrimtarit spanjoll Cristian Crusat është një libër personazhesh, më shumë se intrigash. Në këto tregime, argumetet thuajse i nënshtrohen konfliktit të disa personazheve, që duket se problemet  tyre i zgjidhin në vetmi dhe jo me gjykimin e shëndoshë, por me shpirtin e tyre sentimental. Ato kërkojnë kontakte ose përafrime me qenie të tjera të ndryshme dhe përpiqen të nisin një jetë të re, zakone të tjera. 


Në tregimet e këtij vëllimi duket se projektohet filmi i një krize, në të cilën parathuhen ndryshime vendimtare, por që kurrë nuk arrijnë të formohen qartësisht në objektivin final të tregimit. Autorit nuk i intereson përfundimi, zgjidhja e historisë së tyre dhe as ndjekja e rrymës klasike të rrëfimit; atë, mbi të gjitha, e shqetëson tema, thyerja, ndeshtrashat e personazheve të tij, braktisja, e cila i mposht ato me një ashpërsi të ftohtë. 


Lexuesi kurrë nuk mund ta marrë dot me mend se si do të rrjedhin ngjarjet. Në këto rrëfime ka një përzierje çudish, ëndrrash, lirizmi, sugjerimesh, që janë në mëshirë të shkopit drejtues, sa të pavendosur, aq edhe të papritur, të Crusat-it dhe që, për pasojë, dikush atje brenda, në thellësi të guvës së këtyre teksteve, gjendet i humbur dhe mrekullisht i çorientuar.


Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

2,786 Lexime
6 vjet më parë