
Teksti “Muzika 4” një tekst bashkëkohor dhe i domosdoshëm për mësuesit dhe nxënësit
Teksti e pajis nxënësin me njohuritë bazë që duhet të marrë në këtë klasë, në përputhje me kurrikulën e re. Ai i aftëson nxënësit të vënë në përdorim njohuritë e fituara me anë të veprimtarive e ndryshme brenda e jashtë klasës.
Shtëpia botuese “Albas” është gjithnjë e suksesshme, kur bëhet fjalë për tekstet shkollore. Edhe autoret e tekstit “Muzika 4”, Helda Rustami dhe Qerime Mullarai, me përgatitjen e tyre shkencore e metodologjike, kanë sjellë për ju një tekst të ri, me nivel të lartë bashkëkohor dhe shumë të domosdoshëm për nxënësit dhe mësuesit.
Ky tekst e pajis nxënësin me njohuritë bazë që duhet të marrë në këtë klasë, në përputhje me kurrikulën e re. Ai i aftëson nxënësit të vënë në përdorim njohuritë e fituara me anë të veprimtarive e ndryshme brenda e jashtë klasës. Gjithashtu përmban dhe mjaft ushtrime dhe këngë të larmishme.


I hartuar në formën e një fletoreje pune, ai është praktik, i lehtë në përdorim dhe zbavitës e argëtues. Dhe jo vetëm kaq! Ky tekst është i digjitalizuar dhe në këtë format gjenden të gjitha këngët dhe pjesët muzikore që shoqërojnë tekstin, duke e bërë atë edhe më të dashur dhe më të afërt për nxënësin. Disa nga këngët dhe pjesët muzikore që përmban ky tekst janë: Himni Kombëtar, Për Mëmëdhenë, Eja të festojmë, Lule Velo partizani, Udhëtim në Tropik, Jam i lashtë, se jam shqiptar, Urim mësueses etj. Ato i gjeni si në librin digjital, edhe në CD-në që shoqëron tekstin.


Ky tekst gjendet në të gjitha libraritë e vendit, kurse tekstin e digjitalizuar mund ta shkarkoni direkt nga platforma jonë digjitale.
Duke ju uruar suksese për vitin e ri shkollor, shpresojmë të kemi sjellë një libër mjaft cilësor dhe të dashur për ju!

(Portali Shkollor)
Shtëpia botuese ALBAS sjell për ju mbi 50 tituj të rinj
Në shkollën "Scanderbeg Parma" nxënësit mësojnë me abetaren e ALBAS-it
Panairi 18-të i Librit, Albas sjell mbi 50 tituj të rinj