Botimet e reja nga ALBAS

Titujt e rinj të ALBAS-it në Panairin e Librit “Tirana 2023”

Në Panairin e Librit në Tiranë (15-19 nëntor) Albas do të paraqitet para lexuesve me një sërë titujsh të rinj, shifra e të cilëve shkon në 60 tituj për të gjitha grupmoshat. Më poshtë gjeni listën e tyre.

Jemi në vigjilie të Panairit të 26-të të Librit në Tiranë (15−19 nëntor) dhe këta janë titujt e rinj me të cilët Albas do të paraqitet para lexuesve. Shifra e tyre shkon në 60 tituj. 

Më poshtë ju prezantojmë titujt më të rinj nga Shtëpia Botuese Albas për Panairin e Librit “Tirana 2023”:


-Risia e këtij viti, por edhe një ngjarje e letrave është se ALBAS ka marrë të drejtën ekskluzive për të botuar veprën e plotë të PETRO MARKOS. Prej këtij autori këtë panair  në stendën e Albas do të gjeni:

  •  “Qyteti i fundit”
  •  “Fantazma dhe plani 3+4”


-“Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës” - Servantes

Vëllimi i dytë i Don Kishotit përkthyer nga Bajram Karabolli, një punë e vyer që i bën nder kulturës së përkthimit në gjuhën shqipe.


-Vjen vëllimi 4 i Updike nga Granit Zela një punë jo vetëm e mundimshme, por dhe e përkorë përkthimi: “Lepuri prehet” - John Updike (tetralogji)


-“Daullja prej llamarine” - Gunter Grass një autor brilant nobelist, me një përkthim po të tillë nga Ana Kove.


-“Bretkosat” - Aristofani, kjo kryevepër e antikitetit mund të vinte si e tillë në gjuhën shqipe vetëm nga mjeshtri i përkthimit, Romeo Çollaku.


- “Poetika” - Aristoteli, një libër që qëndron në themel të artit të fjalës, në dukje i vogël si libër, por me peshë të madhe, gjë që arrin ta realizojë në një përkthim aq perfekt nga Sokol Çunga.


-“Mariana Sirka” – Grazia Delleda, nobelistja e shquar vjen me një përkthim mjeshtëror nga profesoresha e mirënjohur, Klodeta Dibra.


“Belladonna” - Dasa Drindric – një roman për historinë, kujtesën dhe sëmundjen nga shkrimtarja e talentuar kroate, sjellë në shqip nga Ben Andoni, një emër i mirënjohur në letrat shqipe. 


-“Metoda më e rrezikshme” - John Kerr, marrëdhënia Jung, Frojd, Sabina Shpilrajn, një botim i rëndësishëm në fushën psikanalitike, që vjen me përkthimin e Sofiana Filipit, një punë e vështirë, veçanërisht për shkak të terminologjisë, por që arriti të realizohej me sukses. 


-Plotësohet seria e klasikut për fëmijë Bedri Dedja me 3 romane:

 “Nëpër korridoret e thella të Jonit”; “Sikuriada”; “Republika e 1100 çudirave”, të pajisura me ilustrime origjinale. Një bashkëpunim aq i mrekullueshëm me miken time të shtrenjtë Edlira Dedja. 


-“Duke kërkuar Supernovën” - Mimoza Hafizi.  Zhanri i letërsisë fantastiko-shkencore për fëmijë e të rinj, do të pasurohet me një roman shkruar nga profesoresha e fizikania Hafizi, e cila ka qenë shumë e suksesshme me romanet e tjera të këtij zhanri.


-Një botim dinjitoz e mbresëlënës për ikonën e muzikës shqiptare i shtohet serisë "Më quajnë... shkruar me aq emocion e objektivitet nga muzikologia e mirënjohur Mikaela Minga:

“Më quajnë Vaçe Zela”


-“Ne jemi superskuadër” - Natasha Shuteriqi Porocani; e cila tashmë është bërë një nga autoret më të dashura për fëmijët .


Në listën më poshtë, tregohen tituj të tjerë aq me vlerë nga ALBAS: 


Nga letërsia botërore: 


-“Rini pa rini” – Mircea Eliade (Gersa Rudha)

-“Abel Sançez, një histori pasioni” - Miguel de Unamuno (përktheu Antonio Çikollari)

-“Rrëfim për plakun e mirë dhe vajzën e bukur” - Italo Svevo (përktheu Ridvan Dibra)

-“Bishat e Rock’n’roll”  – poezi, muzikë, liri - Genci Mucollari)


Nga letërsia shqiptare e traditës dhe e sotme:

-“Histori e Skënderbeut” – Naim Frashëri. Familja Cipo i ka dhënë Albasit të drejtën e ribotimit të kësaj vepre, pajisur me shënime nga prof. Kostaq Cipo, duke ruajtur dhe dizajnin e botimit të parë. 

-“Kënga e Sibilave” – Pjetër Bogdani. Familja Sedaj i ka dhënë Albasit të drejtën për botimin e këtij libri të pajisur me shënime nga prof. Engjëll Sedaj.



Disa romane fare të veçantë në stilin e tyre:


-“Martesa e palumtur e Stanishit” - Dashnor Kokonozi; një histori pasioni e llahtarisur dashurie. 

-“Një roman në dosjet e policisë” - Gazmend Krasniqi, një roman që ndërthur elemente të shkrimit eseistik me ato letrar e të diskursit akuzues.

-“Gruaja që vinte nga mjegulla” - Luan Rama, një histori dashurie e pakurorëzuar, që kur jeta ta ofron, nuk duhet ta humbasësh.

- “Zanafilla” – shkrimtari i ri i talentuar Suad Arilla vjen me romanin e dytë të tij, një ndërthurje e pafund ngjarjesh, historish, kohësh, rrëfimesh...

-“Tytnia” - Enxhi Naumi, libër me vargje aq mbresëlënëse, fitues i “Fondit të Krijimtarisë për të Rinj” nga QKLL.

- “Pak kohë për poezi” – Genta Hodo, album me poezi e imazhe nga një vajzë e talentuar.


Botime të karakterit kulturologjik dhe praktik:


- “Peizazhi linguistik i Tiranës” – Elsa Skënderi, profesoresha e nderuar me studimin e saj sjell hartën gjuhësore të kryeqytetit. 

-“Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi; Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci; nga prof. Shaban Murati një prej penave më prodhimtare të fushës së politikës dhe të diplomacisë. 

-“Terma të inteligjencës artificiale” – Edmond Tupja & Erion Çano, një botim i veçantë për një dukuri kaq të pranishme sot në jetën tonë që lidhet me inteligjencën artificiale, shkruar nga profesori i mirënjohur dhe studiues i ri i talentuar në këtë fushë. 

- “Nuk mund ta harroj” - Antologji me kujtimet më mbresëlënëse shkruar nga mësuesit për nxënësit e tyre. Përgatiti Nanila Allkja Biçaku.

-“50 Receta për të gjithë familjen” – Kristi Janku; një botim që është aq bukur ta keni në raftet e kuzhinës suaj. 

-“Pjata e ëmbëlsirave” - Inis Jorgo, kujtime me aromë fëmijërie, shkruar me aq nostalgji nga autorja. 



Botimet për fëmijë


Përkthime për fëmijë

-Seria e famshme për fëmijë “Izadora Mun” (4 titujt e parë) – Harriet Muncaster, (përktheu Sofiana Filipi)

  • “Izadora Mun shkon në shkollë”
  • “Izadora Mun shkon në kamping”
  • “Izadora Mun shkon në balet”
  • “Izadora Mun ka ditëlindjen”


-Seria “Majori Tom” (2 titujt e parë) - Bernd Flessner, Peter Schilling, Stefan Lohr (përktheu Sofiana Filipi)

  • “Shkëputje e plotë”
  • “Kthim në Tokë”


-Seria “Montesori” për bebushat 

  •  “Kopshti”
  •  “Në shtëpi”
  •  “Kafshët”
  •  “Më ndiq”


-Seria "Pse? Kur? Si?

  • Dielli, Hëna dhe yjet


Botime për fëmijë me ilustrime origjinale

-“Miush pseja” - Adelina Mamaqi

-“Makineria që peshon fjalët” - Laureta Lilaj

-“Kroni dhe pulëbardha” – Lediona Braho


-Seria "Klasikët për të vegjël" pasurohet me tituj të rinj: 

  • E bukura dhe bisha” - Përshtatje nga Sarah Rossi (përktheu Lejbjana Hyseni
  • “Mobi Dik” (Përshtatje nga Davide Morosinotto) – (përktheu Lejbjana Hyseni)
  • “Origjina e specieve” - Përshtatje nga Daniele Aristarco (përktheu Lejbjana Hyseni)
  • “Mulan” - Përshtatje nga Sarah Rossi (përktheu Sofiana Filipi)


Botime për adoleshentë

-“Spooki - Histori rrëqethëse 1” - Ruth Rahlff (përktheu Admira Poçi)

-“Spooki  - Histori rrëqethëse 2” - Ruth Rahlff (përktheu Orjela Stafasani)

-“Kampi magjik i përrallave 1” – Corina Wieja (përktheu Haxhire Luli)

-“Kampi magjik i përrallave 2” – Corina Wieja (përktheu Haxhire Luli)


-Seria "Klasikët për të rritur", tashmë me 16 tituj, pasurohet me:

  • Aventurat e Hakëlberi Finit – Mark Twain (përktheu Anxhela Cikopano


-Seria "Më quajnë.."

  • “Më quajnë Bekim Fehmiu” – Fahri Musliu
  • “Më quajnë Hasan Prishtina” - Azdren Shala
  • “Më quajnë Vaçe Zela” - Mikaela Minga



Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

652 Lexime
5 muaj më parë