Trajnim me kredite më 28 korrik për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës”
Qendra e Trajnimeve Albas, ofron trajnim me kredit për të gjithë mësuesit e interesuar, për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës”. Ky modul zhvillohet me trajnieren Denada Toçe në datën 28 korrik 2021.
Qendra e Trajnimeve Albas zhvillon në datën 28 Korrik trajnimin me kredite për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Ky modul është i akredituar nga MASR dhe përmban 1 kredit.
Trajnimi mbahet nga trajnerja Denata Toçe, specialiste e njohur në fushën psiko-sociale, duke ofruar shërbim në nivel të lartë profesional.
Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:
•Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
•Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
•Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom, dhe kushton 1000 lekë të reja. Pagesa bëhet në bankë përmes llogarisë bankare të Albas.
Për regjistrim jeni të lutur të plotësoni formularin e mëposhtëm:
Jeni të lutur të kontaktoni në:
0697070480
ose në adresën [email protected]
©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA trajnim me kredite në datën 19-20 tetor, moduli “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”
QTPA trajnim me kredite në datën 11 tetor, moduli “Teoritë e komunikimit”
Kalendari i Trajnimeve ALBAS për muajin Janar - Shkurt 2024