Trajnim në Kosovë

Trajnim në Prishtinë për programin “Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të Arsimit Fillor, nëpërmjet rikonceptimit të procesit mësimor me në qendër nxënësin”

QTPA do të zhvillojë në qytetin e Prishtinës në datën 18-19 maj, në shkollën “The Cambidge school” Prishtinë, trajnimin falas për programin: “Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të AF-së, nëpërmjet rikonceptimit të procesit mësimor me në qendër nxënësin”.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në qytetin e Prishtinës në datën 18-19 Maj 2024, ora 09.00 në shkollën “ The Cambidge school” Pallati i Rinisë dhe Sporteve, 10000, Prishtinë trajnimin falas për programin:


Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të AF-së, nëpërmjet rikonceptimit të procesit mësimor me në qendër nxënësin.


Rezultatet e programit:

Mësuesit me përvojë: 

  • të shtojnë larmishmërinë e metodave dhe teknikave bashkëkohore me në qendër nxënësin;
  • të zvogëlojnë problematikat që dalin gjatë orës së mësimit nga nxënësit e pa interes, që nuk aktivizohen dhe kanë mangësi të mbartura apo të krijuara gjatë klasave në AF;

Mësuesit e rinj dhe me më pak përvojë: 

  • të qartësohen dhe demonstrojnë lidhjen ndërmjet përbërësve kryesor të një procesi bashkëkohor me në qendër nxënësin;
  • të kuptojnë e vlerësojnë problematikat e shfaqura nga nxënës të veçantë, të cilat lidhen me mospërfshirjen aktive të tyre në procesin e nxënies;


Synimet e programit: të përafrojë të gjithë mësuesit në arsimit fillor me konceptimet bashkëkohore të mësimdhënies së lëndëve të fushave përkatëse me në qendër nxënësin;të vendosë një lidhje organike mes zotërimit të kompetencës kyçe dhe kompetencave lëndore duke krijuar një lidhje organike mes disa proceseve komplekse të mësimdhënies në arsimin fillor. 


Programi përmban modulet: 


1.Moduli: Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit në fushat “Gjuhë dhe komunikim”, “Matematikë” , “Shkencat e natyrës” , “Shoqëria dhe mjedisi”, “Teknologjia dhe informacioni”;

2. Moduli: Metodologji e mësimdhënies në arsimin fillor;

3. Moduli Puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në Arsimin Fillor;

4.Moduli: Ndërtimi i aftësive të të lexuarit.


 Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit parauniversitar
  • Drejtues shkollash


Ky program është i akredituar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve  MASHT.


 Ai ka 24 orë trajnimi (leksione teorike 14 orë; ushtrime praktike 5 orë; punë në grup dhe detyra 5 orë)  mësuesit e sistemit parauniversitar. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin  e sekretarisë së Qendrës së Trajnimeve Albas- Kosovë +38344108887 ose në adresën e e-mailit: [email protected]


Për regjistrim jeni të lutur të klikoni në vegëzën e mëposhtme: 

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScrxIqDj65RxvqiR9owC5oajDV3LXM-okn1mppj8oj4fckHBw/viewform?pli=1


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,599 Lexime
2 muaj më parë