Trajnime për mësuesit në mbështetje të përgatitjeve për provimet e Liçencës, Kualifikimit dhe Portalit "Mësues për Shqipërinë"
Qendra e Trajnimeve Albas ju njofton se do të zhvillojë trajnime për përgatitjen e provimeve të kualifikimit, të licences dhe të portalit "Mësues për Shqipërinë”.
Qendra e Trajnimeve Albas mbështetur në kërkesat e vazhdueshme gjatë trajnimeve, për t’u ardhur në ndihmë mësuesve që zhvillojnë provimet e kualifikimit, të licences dhe të portalit "Mësues për Shqipërinë”, ju njofton se do të zhvillojë trajnime për përgatitjen për këto provime për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar (mësuesit e arsimit të ulët: ciklit parashkollor e fillor; mësuesit e arsimit të mesëm të ulët; mësuesit e arsimit të mesëm të lartë).
Trajnimet do të organizohen në module bazuar në programet e ASCAP për secilin nga testimet. Gjithashtu, modulet përmbajnë orientime teknike për ndërtimin e dosjeve, modele testesh e literaturë për përgatitjen në provim.
Trajnimet do të zhvillohen në muajin janar e shkurt 2021. Për më shumë informacione kontaktoni në numrin e telefonit 0697070480, ose në adresen e emailit [email protected].
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA trajnim me kredite në 24-25 janar 2026, moduli: Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës
QTPA trajnim me kredite në datën 10-11 janar 2026, moduli "Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues"
QTPA: Kalendari i trajnimeve për provimin e Kualifikimit gjatë muajit shkurt