TRAJNIME TETOR 2021

Trajnimet me kredite në muajin tetor 2021 nga Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas

Qendra e Trajnimeve Albas zhvillon në datën 16 tetor trajnimin online për modulin “Manaxhimi i klasës” dhe në datën 23 tetor modulin "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës" me trajneren Denata Toçe. Modulet janë të akredituara nga MASR dhe përmbajnë 1 kredit.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas (QTPA) përgjatë muajit tetor zhvillon dy trajnime:


1. Në datën 16 tetor 2021 zhvillon trajnimin për modulin “Manaxhimi i klasës”. Ky modul është i akredituar nga MASR dhe përmban 1 kredit. 


Moduli “Manaxhimi i klasës” trajton këto çështje:

  • terminologjia dhe rëndësia e saj;
  • lidhja mes dy proceseve: menaxhim dhe mësimdhënie;
  • praktika të menaxhimit efektiv të klasës;
  • instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës;
  • rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës;
  • platforma personale të menaxhimit të klasës.


2. Në datën 23 tetor 2021 zhvillon trajnimin për modulin "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës" me trajneren Denata Toçe, specialiste e njohur në fushën psiko/sociale, duke ofruar shërbim në nivel të lartë profesional. Ky modul është i akredituar nga MASR dhe përmban 1 kredit. 


Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:

  • Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
  • Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
  • Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.


Trajnimet për çdo modul zhvillohen online në platformën Zoom, dhe kushtojnë 1000 lekë të reja. Pagesa bëhet në bankë përmes llogarisë bankare të Albas.


Për regjistrim jeni të lutur të plotësoni formularin e mëposhtëm:

 Jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

4,031 Lexime
3 vjet më parë