
Tri romane dhe një ndjesi e thellë që s’mbaron me faqen e fundit...
Ky shkrim vjen nga një review e profilit @vashezat_lexojne në Instagram. Një reflektim i ndjerë mbi romanet “Zonja Osmond” dhe “Deti” të John Banville, si edhe “Simfonia Pastorale” e André Gide, botime të shtëpisë botuese ALBAS, që flasin për kujtesën, dashurinë, lirinë dhe forcën shpirtërore të gruas.
Kujtime që na ndjekin si lule-ëndrra, valë deti si ndjenjat tona, dhe pasioni për librat shpaloset përmes leximit...Kështu mund ta nisja një ese, por jo, janë NDJESI LEXIMESH.

“Zonja Osmond” i John Banville është një roman reflektimi mbi tradhtinë, përmes së cilës ajo përpiqet të gjejë fatin e saj të lirisë dhe pritshmërisë së shoqërisë asokohe. Isabel Archer tregon se është një grua e fortë, e sjellë me inteligjencë nga J. Banville.

“Deti” nga John Banville vjen si një roman poetik, me melankoli të zgjuar, që flet për kujtesën, humbjen dhe mbërthimin pas të kaluarës. Nga dhimbja për humbjen e gruas së tij, Ana, Marks kthehet në vendin “ku jetoi dashurinë...
Deti është një roman aq i fuqishëm, çka vjen si një metaforë e kujtimeve që nuk zhduken, por që dallgëzohen përmes shpirtit tonë dhe dëshirës për të kujtuar apo për t’u kthyer te e kaluara.
Të dy romanet e Banville janë të thellë për nga mesazhet që i japin lexuesit: “Deti” është një roman introspektiv, intim, personal dhe i heshtur, ndërsa nga ana tjetër “Zonja Osmond” na shfaqet si një roman social, i mbushur me intriga, por që shfaq gjithashtu forcën e gruas për liri dhe emancipim.
“Deti” të zhyt në thellësi të pamenduara se mund të ngjajnë, ndërkohë që Zonja Osmond të ngre lart për dëshirën e lirisë përmes kryqëzimit mes moralit dhe hakmarrjes dinjitoze.

“Simfonia Pastorale” nga André Gide vjen përmes lentes së verbërisë... një roman që vjen edhe ky me një rrëfim intim për dashurinë dhe moralin, sepse në fokus është dashuria e ndaluar, ku verbëria shpirtërore nuk e shpëton botën. Vajza e verbër Gertrude është një histori, është një ikonë, se ndonjëherë njeriu refuzon të shohë të vërtetën.
Një nga librat që, me ritmin gjatë leximit, të krijon diagramën e zemrës, të dhuron ndjesinë e reflektimit mbi ndjenjat, kufijtë përballë përballjes së brendshme me vetveten (Pastori e pëson kështu).
Koha si deti, rrjedh por duke mbartur kujtime në thellësi; një ditë do të përplasen në zemrën tonë, duke dalë në sipërfaqen e çdo kujtese.
Gide na parathotë se koha është ai moment reflektimi ku çdo ndjenjë ka një pasojë, e për rrjedhojë shfaqet kur nuk verbohemi.
E dua Isabel Archer, Gertrude, Ana, Klo...
Personazhe rrezëllitëse....
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Planet mësimore dhe ditarët e teksteve shkollore të Albas Shqipëri
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
Planet mësimore për të tria grupet e parashkollorit, bazuar në metodat e Albas-it