Tri vajzat në Fier dhunuan shoqen dhe e filmuan, policia i merr në hetim
Tre adoleshente dhunuan një 17-vjeçare në Fier, ndërsa pamjet e ngjarjes janë shpërndarë në rrjetet sociale. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 8 qershor dhe është referuar në Prokurori. Vajzat, të moshës 15-19 vjeç, po hetohen në gjendje të lirë.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier. Tre adoleshente kanë ushtruar dhunë ndaj një vajze 17-vjeçare. Ngjarja sipas njoftimit të policisë ka ndodhur në 8 qershor. Mësohet se vajzat në pamjet e publikuara në rrjet janë 15 vjeç- 19 vjeç. Nga njoftimi i policisë vajzat janë marrë në hetim në gjendje të lirë.
Ngjarja është referuar në Prokurori, një ditë pas dhunës.
Në pamjet publikuara është parë që vajzat kanë goditur vajzën tjetër edhe pse ajo i ka kërkuar të ndalojnë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600