“Trupi” i David Szalay, romani fitues i çmimit Booker 2025, vjen në shqip si botim i ri nga shtëpia botuese Albas

Botim i ri nga shtëpia botuese “Albas”! Fitues i çmimit Booker 2025, romani “Trupi” i David Szalay sjell një histori të fuqishme mbi dëshirën, vetminë, suksesin dhe rënien. Përmes jetës së Ishtvanit, autori eksploron brishtësinë njerëzore dhe pyetjen se sa kontroll kemi mbi fatin tonë.

Fitues i çmimit Booker 2025, “Trupi” është si një roman për dëshirën, vetminë dhe brishtësinë e suksesit, që sjell portretin e një njeriu të formësuar nga instinktet, rastësitë dhe vendimet e të tjerëve.


Në qendër të romanit është Ishtvani, jeta e të cilit ndërthuret me historinë e një Europe në ndryshim, nga rënia e Perdes së Hekurt deri te pandemia. Mes transformimeve historike dhe atyre personale, ai përjeton një ngjitje të jashtëzakonshme ekonomike, e ndjekur nga një rënie shkatërrimtare.


Por, në një jetë që duket se merr drejtim nga forca përtej vullnetit të tij, sa kontroll kemi vërtet mbi fatin tonë?


Me një vështrim të mprehtë mbi trupin, dëshirat dhe përvojën njerëzore, Szalay ndërton historinë e një burri që shpesh mbetet spektator i jetës së vet.


“Trupi” vjen në shqip, nga shtëpia botuese “Albas”, në përkthimin e magjishëm të Ilir I. Baçit.




© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

55 Lexime
4 orë më parë