
U zhvilluan workshop-e për orët digjitale në disa qytete
Mësuesit të ndarë në grupe sipas kurrikulave vlerësuan këtë proces si forma më e mirë e trajnimit dhe e shkëmbimit të eksperiencave
Një mundësi për të gjithë mësuesit e përfshirë në procesin e digjitalizimit. Workshop-e të organizuar në disa zona të vendit për të ndarë eksperienca të përbashkëta në organizimin e orëve mësimore digjitale.
Në këto workshop-e mësuesit inovatorë prezantuan orët e mësimit në kurrikulat si, Kimi, Biologji, Gjuhë e huaj, Matematikë duke demonstruar përmbajtjet digjitale, ndërveprimin mësues-nxënës dhe organizimin e orës mësimore.
Mësuesit të ndarë në grupe sipas kurrikulave vlerësuan këtë proces si forma më e mirë e trajnimit dhe e shkëmbimit të eksperiencave.
Këto workshop-e u zhvilluan në: Shkodër, Gjirokastër, Korçë dhe Fier. Këtë javë në Tiranë.



Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Përgatitjet për vitin e ri shkollor, Manastirliu: Për herë të parë përfshihen në kurrikul njohuritë mbi inteligjencën artificiale
Në Fokus: Udhëzimi i MAS dhe MEKI për vitin shkollor 2025-2026, midis ligjit dhe praktikës