Udhëtim në botën e pikturës shqiptare
Ky udhëtim fillon me tablotë e realizuara në shekujt XVI-XVIII, nga mjeshtri i madh Onufri, nga pasuesi i tij i denjë, Konstandin Shpataraku...
Shkrimtari Luan Rama, që është edhe personazhi i gjyshit në këtë libër, e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë. Ky udhëtim fillon me tablotë e realizuara në shekujt XVI-XVIII, nga mjeshtri i madh Onufri, nga pasuesi i tij i denjë, Konstandin Shpataraku; vazhdon më pas me tablotë e shekullit XX të piktorëve, si Spiro Xega, autori i tablosë së njohur “Skënderbeu”, piktori dhe fotografi i shquar Kolë Idromeno, krijuesi i peizazheve të mrekullueshme, Vangjush Mio. Dhe shfaqen më pas portretet që të mbeten në mendje të motrave Androniqi dhe Sofia Zengo, tablotë me frymën e thellë popullore të Abdurrahim Buzës, portretet dhe peizazhet e mjeshtrit Sadik Kaceli, për ta mbyllur me piktorin me famë botërore, Ibrahim Kodrën, ku mbresëlënëse është dhe piktura e tij e fundit, e mbetur përgjysmë.
Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al
(Portali Shkollor)
Shtëpia Botuese Albas boton Fletore pune për Matematikën 1, 2 dhe 3 për nxënësit e Arsimit Fillor në Maqedoninë e Veriut
Promovimi i dy veprave të reja “Dritëhijet, fatet” dhe “Katër burrat” në mjediset e Shtëpisë Kadare
Dosjet për parashkollorin