
Udhëzimi i ri që ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkolla, MAS forcon rregullat
MAS miraton Udhëzimin Nr. 23, datë 01.09.2025, duke forcuar ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat parauniversitare. Rregulli i ri përcakton masa më të qarta për zbatim, përgjegjësitë e mësuesve, prindërve dhe nxënësve, duke synuar përqendrim maksimal në mësim.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar Udhëzimin Nr. 23, datë 01.09.2025, që përcakton rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të ngjashme në institucionet arsimore parauniversitare.
Ky udhëzim nuk është një masë e re, por forcon dhe bën më të rreptë zbatimin e rregullit ekzistues, duke përcaktuar detajet e administrimit të pajisjeve, përgjegjësitë e mësuesve, prindërve dhe nxënësve, si dhe masat që merren në rast shkeljeje.
Mesazhi i Ministres Manastirliu
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në mesazhin e saj në prag të vitit të ri shkollor, u shpreh se:
"Shkolla është vendi ku ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë... Ora e mësimit është për të mësuar, për të diskutuar, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin... Përdorimi i telefonave shpesh ul përqendrimin dhe aktivizimin e nxënësve."
Ajo bëri thirrje për bashkëpunim mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve, duke theksuar se rregulli i ri është i qartë:
"Nxënësit nuk duhet të marrin telefon në shkollë. Në rastet kur pajisja merret për arsye të justifikuara, ajo duhet të fiket dhe të dorëzohet sipas procedurës së shkollës deri në përfundim të orarit. Për raste urgjente, komunikimi bëhet përmes stafit të shkollës".
Me këtë udhëzim, MAS thotë se synon të krijojë një ambient më të përqendruar, të sigurt dhe me rezultate më të mira për nxënësit, duke shmangur shpërqendrimin dhe rreziqet që sjell përdorimi i pakontrolluar i telefonave.
Më poshtë gjeni udhëzim nr.23 datë 01.09.2025 “për përcaktimin e rregullave dhe masave për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare”.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600