Regjistrimet në universitet

Udhëzimi për procedurat e Aplikimit Universitar 2023

Më poshtë gjeni procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë, në të cilat janë parashikuar disa risi për vitin e ardhshëm akademik 2023-2024.

Procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin e ardhshëm akademik 2023-2024 vijnë me disa risi. Përmes udhëzimit të ri të MAS theksohet se do të ulet numri i raundeve të regjistrimit në universitet nga 3 në 2 raunde. Pas raundit të dytë, thuhet në udhëzim, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e të gjitha kuotave.


Po ashtu theksohet se kandidatët e regjistruar me diplomë të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t’u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve.


Udhëzimi për Procedurat e Aplikimit dhe Regjistrimit në Institucionet e Arsimit të lartë, për vitin e ardhshëm akademik 2023-2024. 

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,905 Lexime
10 muaj më parë