![](https://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2022-04/13/6159-0-592a46d1533343a6fa756852bfb00aa4.jpg)
Urdhëri dhe udhëzimi i MAS, nis përzgjedhja e teksteve shkollore për vitin 2022-2023
MASR ka nxjerrë tashmë urdhërin dhe udhëzimin për nisjen e procesit të përzgjedhjes së librave shkollorë të arsimit parauniversitar për vitin 2022-2023. Ky proces, sipas udhëzimit, ka filluar më 11 prill dhe do të përfundojë më datë 15 prill 2022.
Këtë të hënë ka nisur përzgjedhja e teksteve shkollore për arsimin parauniversitar. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Arsimit, e cila sqaron se procesi ka filluar më 11 prill dhe do të përfundojë më datë 15 prill, të premten e kësaj jave.
Në urdhërin dhe në udhëzimin e shpërndarë nga MASR përcaktohen edhe kriteret dhe procedurat e konkurrimit dhe të përzgjedhjes si dhe rregullat e procesit të përzgjedhjes së librave nga institucionet e arsimit parauniversitar.
Më poshtë mund të njiheni me urdhërin dhe udhëzimin e plotë për përzgjedhjen e librave shkollorë për vitin e ardhshëm mësimor 2022-2023.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
Dosjet për parashkollorin
Albas sjell në shqip variantin e plotë të “Ana flokëkuqja” të autorit kanadez Lucy Montgomer-it