Ese

Viroi, një vend magjepsës

Kjo ese është shkruar pas përfundimit të ekspeditës në Jug të Shqipërisë nga Daniela Muça, nxënëse në klasën e VII-A, shkolla “Musine Kokalari”.

Bukuri pa fund që nuk besoj se i ka shijuar njeri kaq shumë sa i kam shijuar unë. Të tillë udhëtim mund ta sigurojnë vetëm nxënës e mësues të përkushtuar dhe e dashuruar aq shumë me mësimin, dijen, informacionin shkencor dhe dashurinë për Atdheun tone të shtrenjtë.


Ishte një udhëtim fantastik ku lodhja nuk ndihej fare edhe pse fluturuam me orë të tëra të cilat u kthyen në orë kënaqësie jo vetëm për mua por besoj dhe jam e sigurt për të gjithë që i ishin bashkangjitur këtij udhëtimi. Por mendja ime ngeli tek një dhe jo i vetmi vend që të lë përshtypje të thellë, qyteti i bukur dhe mikpritës siç është dhe Gjirokastra.


Çdo gjë ishte e bukur, po zemra ime m’u duk se u ndal te Liqeni i Viroit, atje, poshtë shpateve shkëmbore të Malit të Gjerë, ndodhet një mrekulli e natyrës, një liqen me ujë të kthjellët, që përben pa më të voglin dyshim një potencial të rrallë turistik për rajonin e Gjirokastrës.


Pikërisht, mbresat më të mëdha m’i la ky liqen, ky ''monument natyre” që prej vitit 1982,i ndodhet 3 km larg qytetit të Gjirokastrës, me një sipërfaqe prej 17,5 ha i cili ushqehet me ujë nga burimet. Kodrat përreth të mbështetura në shpatullat e Malit të Gjerë i jepnin kësaj zone bukuri dhe peizazhe të papërsëritshme.


Ndjesia e të parit për herë të parë është e papërshkrueshme, nga larg të jep imazhin e një harte bote por duket dhe shumë i cekët por në realitet është shumë i thellë. Për një moment ndjesia shumë e bukur që më kishte pushtuar më tundonte të hidhesha por kur me informuan për thellësinë e tij të vërtetë hoqa dorë jo dhe aq lehtë por e mendova gjatë. Flora dukej mahnitëse dhe pemët që ledhatoheshin nga flladi i lehtë nën perëndimin e bukur të diellit hija e imazhit të pemës notonte mbi liqen.


Viroi. Një vend magjepsës të cilin j’ua sugjeroj vizatimin e tij shumë personave të cilët kanë dëshirën e madhe të hulumtojnë, të zbulojnë dhe njohin më shumë bukuritë e vendit të tyre. Ju premtoj që nuk do të zhgënjeheni dhe do të ngelni shumë të kënaqur nga ky udhëtim. Por në ndryshim nga unë ju do t’ju duhet ta shijoni këtë mrekulli jo me ata persona të mrekullueshëm që e vizitova unë me shokët shoqet më të mira në botë.


....Udhëtim i cili nuk kishte si të ndodhte ndryshe.


(Daniela Muça, klasa e VII – A, shkolla “Musine Kokalari”, Portali Shkollor)

3,032 Lexime
6 vjet më parë