Si vlerësohet nxënësi?

Vlerësimi përfundimtar, përshkrimi i notës

Vlerësimi përfundimtar shënohet në regjistër duke plotësuar kolonat e “Vlerësimit Vjetor” dhe në kolonën e “Notës përfundimtare”.

Vlerësimi përfundimtar shënohet në regjistër duke plotësuar kollonat e “Vlerësimit Vjetor”

dhe në kollonën e “Notës përfundimtare”.

Vlerësimet vjetore përmbajnë:

  • Notën vjetore të vlerësimit të vazhduar që është rezultat i tri periudhave.
  • Notën vjetore të vlerësimit me test ose detyrë përmbledhëse që është rezultat i tri periudhave.
  • Notën vjetore të vlerësimit të dosjes së nxënësit që është rezultat i tri periudhave.

Në rast kur ecuria e nxënësit është e dukshme progresive ose regresive gjatë dy

periudhave të fundit, vlerësimi i tij vjetor në secilën nga rubrikat mund të jetë progresiv

ose regresiv. Në rast kur ecuria e tij nuk është e qëndrueshme përgjatë tri periudhave, atëherë vlerësimi llogaritet me mesatare.


Nota përfundimtare llogaritet me përqindje për secilën nga rubrikat

Tabela: Pesha në përqindje e llojeve të vlerësimit


  Lloji i vlerësimit   Pesha në përqindje  
Vlerësimi i vazhdueshëm     40%
Vlerësimi me test ose detyrë përmbledhëse   40%
Vlerësimi i portofolit së nxënësit     20%


Hapat për njehsimin e notës përfundimtare janë:

  • Përcaktohet nota vjetore e vlerësimit të vazhduar (NVV), bazuar në tre notat e periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive.
  • Përcaktohet nota vjetore e testit/detyrës përmbledhëse (NTP) bazuar në tre notat e periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive.
  • Përcaktohet nota vjetore e portofolit të nxënësit (NVP) bazuar në tre notat e periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive.
  • Shumëzohet secila prej notave me përqindjen përkatëse.
  • Mblidhen këto prodhime dhe shuma rrumbullakoset me numër të plotë (psh.8,8 = 9).

(NVV x 0.4) + (NTP x 0.4) + (NVP x 0.2) = Nota përfundimtare


Përshkrimi i notës përfundimtare vjetore argumenton nivelin e arritjeve të

kompetencave të fushës/lëndës. Përshkrimi i referohet pikave më të forta që ka nxënësi

lidhur me përmbushjen e kompetencave të lëndës


Shembull 1: Lënda Matematikë

Nota përfundimtare Përshkrimi i vlerësimit
9 Arba (nxënësja) modelon dhe zgjidh situata problemore që lidhen me shumëkëndëshat dhe shndërrimet gjeometrike duke përdorur simbolet përkatëse. Ajo përdor rregulla elementare të logjikës e të arsyetimit që lidhen më së shumti me probabilitetin dhe përpunimin e të dhënave duke përdorur programin Word.  


Shembull 2: Lënda Matematikë 

Nota përfundimtare Përshkrimi i vlerësimit
7 Albani (nxënësi) interpreton situata problemore, të thjeshta me veprimet me numra, përqindje dhe fuqi, por paraqet vështirësi në modelimin dhe zgjidhjen e tyre. Ai njeh dhe përdor pjesërisht simbolet trigonometrike dhe gjeometrike për të përshkruar situata praktike nga jeta reale.


Shembull 3: Lënda Gjeografi 

Nota përfundimtare Përshkrimi i vlerësimit
8 Auroni (nxënësi) shpjegon shpërndarjen hapësinore të dukurive fizike gjeografike në shkallë të ndryshme. Komunikon idetë dhe informacionin gjeografik në lidhje me to, me shkrim dhe me gojë, duke përdorur në disa raste fjalor të përshtatshëm gjeografik.


Shembull 4: Lënda Fizikë 

Nota përfundimtare Përshkrimi i vlerësimit
9 Nxënësi/ja analizon saktë konceptet, parimet dhe ligjet e mekanikës, ruajtjes së energjisë dhe termodinamikës, duke i ilustruar me shembuj nga situata të jetës reale, por bën ndonjëherë gabime të vogla nga nxitimi. Përdor me efikasitet të lartë njësitë matëse të madhësive fizike, pajisjet dhe teknologjinë për interpretimin e këtyre ligjeve, duke përdorur me lehtësi terminologjinë dhe gjuhën shkencore gjatë interpretimit të tyre.  


(Portali Shkollor)

69,069 Lexime
6 vjet më parë