VITI SHKOLLOR ME TURNE

Zbardhet udhëzimi zyrtar, si do zhvillohet mësimi në të gjitha shkollat e vendit

Tre skenarët, orë mësimore nga 25-45 minuta deri në orën 19:45 të mbrëmjes. Shembuj konkretë të ndarjes së klasave në turne e nënturne. Për më tepër lexoni artikullin e mëposhtëm teksa do të informoheni për të gjitha detajet e mësimit e deri te vlerëismi final i nxënësve.

Pas udhëzuesit teknik të Ministrisë së Shëndetësisë për mësimin në kushtet e pandemisë, ajo e Arsimit ka gati draftin me detajet e zhvillimit të procesit mësimor, që do t'ua shpërndajë shkollave më 1 shtator. Tashmë një nga mediat e shkruara ka siguruar dokumentin që përfshin çdo detaj, që nga ndarja e klasave, orëve e deri te vlerësimi, sipas tre skenarëve të mundshëm. Ata mund të zbatohen të tre njëkohësisht edhe brenda një shkolle, ashtu siç edhe mund të nisë zbatimi i një varianti e të ndryshojë rrugës, varësisht nga situ ata e Covid-it. Infrastruktura e objekteve arsimore, numri i nxënësve për klasë dhe ecuria e pandemisë do të diktojnë planin që i përshtatet një shkolle, e cila i është lénë në dorë drejtorit ta zgjedhë, me miratimin paraprak nga MASR. "Mund të ndodhë që brenda një qyteti të ketë një shkollé që e zhvillon procesin mësimor normalisht dhe një shkollë që zbaton mësimin e kombinuar, siç mund të ndodhë që një shkollë ta nisë procesin mësimor normalisht dhe më pas të vijojë me mësim në kushtet e shtëpisë, për shkak të përhapjes së virusit", citohet në draft-udhëzuesin për fillimin e vitit të ri shkollor.


MËSIMI NË KLASA

Shkollat që nuk kanë më shumë se 20 nxënës për klasë dhe përmbushin kushtet për distancimin, mund të zhvillojnë mësim normal me orë 45-minutëshe e pushim të gjatë ndërmjet. Shkollat me një turn, por që kanë mbi 20 nxënës/klasë, duhet ta ndajnë çdo klasë në dy grupe që do të mësojnë përkatësisht nga 08:00-11:15 dhe 11:45-15:00. Në këtë rast, orët do të jenë 30-minutëshe dhe mësimi do të zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Koha shtesë për çdo mësues, sipas MASR-së është 7 orë në javë, të cilat do të paguhen si orë suplementare ose mund të rekrutohen mësues shtesë. E njëjta shkollë mund të përdorë të dyja variantet. Klasat 1-V sugjerohet të kenë përparësi në turnin e paradites dhe në funksion të këtij qëllimi të përdoren edhe ambientet e përbashkëta, si: palestra, biblioteka apo salla të mëdha. Pastaj janë edhe shkollat super të ngarkuara, që nuk përmbushin asnjë lloj protokolli, të cilat duhet të ndahen në tri apo katër grupe, që MASR preferon t'i cilësojë dy turne me disa nënturne. Mësimi aty do të nisé normalisht dhe do të zgjasë deri në mbrëmje, 19:45, dhe orët janë përllogaritur vetëm 25 minuta, të cilat do të zhvillohen nga dy njëra pas tjetrës. Shkollës i duhet të hartojë grafik, qoftë për hyrje-daljet, ashtu edhe për orët mësimore për të gjitha turnet e çdo klase (detajet e orëve/turn, në tabelën e mëposhtme). Kjo metodologji do të përdoret edhe në rastet kur brenda një godine arsimore mësojnë nxënësit e dy shkollave. Në varësi të mjediseve që ka shkolla dhe numrit të nxënësve për klasë, kur është e mundur distanca, mund të zhvillohet edhe mësimi me tri turne. Kom binimet janë fleksibilitet i shkollës.


MËSIMI I KOMBINUAR

Ndryshe nga ç'është përfolur deri më tani, mësimi i përzier nuk konsiston në kombinimin e mësimit në klasë me atë online. Por, një javë mësim në shkollë dhe një javë në shtëpi. Më të lehtë, adaptimin e kanë shkollat me numër të vogël nxënësish, ku në një javë tek mësojnë klasat 1, 3, 5, 7, 9, ndërkohë që në klasat 2, 4, 6, 8 mësojnë online dhe këmbehen në javët pasuese. Shkollat me numër të madh dhe shumë të madh nxënësish do të duhet që përveç kombinimeve sipas kushteve specifike, të bëjnë orare të reja sipas grupeve dhe grafik për hyrje-daljet në shkollë. Edhe këta do të mësojnë në orë 30-minutëshe, me nga dy njëra pas tjetrës. Mësimi reduktohet në 25 minuta për shkollat me më shumë se dy turne. Metodologjia e mësimit në këtë rast nuk ndryshon, por vetëm vlerësimi, i cili bëhet vetëm për orët që nxënësi është prezent në klasë.



MËSIMI NË SHTËPI

Skenari mëi padëshiruar dhe më i keqi i mundshëm, që ka në prapavijë një situatë të rënduar pandemie, qoftë në nivel kombëtar, lokal apo shkollë. Ndonëse mund të ketë nisur me tjetër skenar në krye të herës, shkolla do të duhet të hartojë orar të ri nga fillimi për mësimin në distancë me orë 25-minutëshe. Edhe në draft, ky variant është vijëzuar me të kuqe, çka nënkupton zbatimin kur shkolla, qyteti apo mbarë vendi është në ditën e tij më të keqe. Mësimi i përzier kur situata është mëse shqetësuese dhe mësimi fizik në klasa në këtë situatë që jemi sot. Vendimin final e merr drejtuesi, pasi ka informuar Ministrinë.


SHEMBULL, KLASAT ME DY TURNE

Klasa IX-A ka 33 nxënës, Klasa ndahet në dy grupe. Grupi i parë ka 17 nxënës. Grupi i dytë ka 16 nxënës.

Klasa IX-A ka vetëm një regjistër, me të cilin punojnë të dyja grupet.

Ndarja në dy grupe kryhet mundësisht duke ndjekur renditjen e nxënësve në regjistër: p.sh., grupi i parë nga numri 1-17, ndërsa grupi i dytë nga numri 18-33.

Nxënësit nuk mund ta ndryshojnë grupin sa herë të duan. Ata do të caktohen në fillim në njërin prej grupeve dhe do ta vijojnë mësimin vetëm në atë grup.

Orari i mësimit do të hartohet për grupin e parë të klasës IX-A, njësoj siç është hartuar edhe më parë nga shkolla. I njëjti orar do të zbatohet edhe për grupin e dytë.

Grupi i parë do të zhvillojë mësim nga ora 8:00-11:15, ndërsa grupi i dytë nga ora 11:45-15:00.

Nxënësit e një grupi kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime për angazhimin, pjesëmarrjen dhe frekuentimin, si edhe në klasat e plota.


SHEMBULL, NDARJA NE 3 TURNE

Shembull i organizimit të mësimit në një shkolle 9-vjeçare me numër të madh nxënësish me një turn té paré dhe dy nënturne të turnit të dytë.

Klasat 1-5 (Arsim Fillor) zhvillojnë mësim në turnin e parë nga ora 8:00-10:45.

Klasat 6-9 (Arsim i Mesëm i Ulet) zhvillojnë mësim né dy nënturnet e turnit të dytë.

Secila klase ndahet në dy grupe. Ndarja në dy grupe kryhet mundësisht duke ndjekur renditjen e nxënësve në regjistër: p.sh., grupi i parë nga numri 1-15, ndërsa grupi i dyté nga numri 16-30.

Nxënësit nuk mund ta ndryshojnë grupin sa heré të duan. Ata do të regjistrohen né fillim né njërin prej grupeve dhe do ta vijojnë mësimin vetëm në atë grup.

Nxënësit e një grupi kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime për angazhimin, pjesëmarrjen dhe frekuentimin, si edhe në klasat e plota.

Klasat VI-IX, grupi i parë mësim nga 11:00-13:45. Grupi i dytë, klasa VI-IX, mësim nga 14:00-16:45.


SHEMBULL, NDARJA NE 4 TURNE

Klasat 1-5 (AF) zhvillojnë mësim në dy nënturnet e turnit të parë.

Secila klasë ndahet në dy grupe.

Ndarja në dy grupe kryhet mundësisht duke ndjekur renditjen e nxënësve në regjistër: p.sh., grupi i parë nga numri 1- 15, ndërsa grupi i dytë nga numri 16-30.

Nxënësit nuk mund ta ndryshojnë grupin sa herë të duan. Ata do të regjistrohen në fillim në njërin prej grupeve dhe do ta vijojnë mësimin vetëm në atë grup. Nxënësit e një grupi kané të njëjtat të drejta dhe detyrime për angazhimin, pjesëmarrjen dhe frekuentimin, si edhe në klasat e plota.

Një klasë ka vetëm një regjistër, me të cilin punojnë të dyja grupet.

Klasat I-V, grupi i parë, mësim 08:00-10:45.

Klasat I-V, grupi i dytë, mësim 11:00-13:45.

Klasat VI-IX (AMU) zhvillojnë mësim në dy nënturnet e turnit të dytë.

Secila klase ndahet në dy grupe.

Ndarja në dy grupe kryhet mundësisht duke ndjekur ren ditjen e nxënësve në regjistër: p.sh., grupi i parë nga numri 1- 15, ndërsa grupi i dytë nga numri 16-30. Nxënësit nuk mund ta ndryshojnë grupin sa herë të duan. Ata do té regjistrohen në fillim në njërin prej grupeve dhe do ta vijojnë mësimin vetëm në atë grup. Nxënësit e një grupi kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime për angazhimin, pjesëmarrjen dhe frekuentimin, si edhe në klasat e plota.

Klasat VI-IX, grupi i paré, ora 14:00-16:45

Klasat VI-IX, grupi i dytë, ora 17:00-19:45

Porosia e MASR për mësuesit: Mos mbingarkoni nxënësit dhe detyra e teste

Vlerësimi, s’ka nota për mësimin online

Mësimi në distancë s’njihet në regjistër. Hiqen testimet në disa lëndë. 


TRE SKENARËT 

SKENARI 1: Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës, duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qëndrueshme.

SKENARI 2: Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë), duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë.

SKENARI 3: Mësimi zhvillohet vetëm në distancë, në rast se situata e COVID-19 përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, në nivel lokal ose në nivel shkolle.


Ashtu si procesi i mësimit, edhe vlerësimi i nxënësve do të realizohet në varësi të modelit që do të ndiqet nga shkolla. 


Sipas skenarit të parë që presupozon mësimin në klasë duke respektuar distancën, pavarësisht se mësimi është si ai i çdo viti, për shkak të kompleksitetit të situatës dhe ndikimit në mirëqenien fizike, emocionale dhe sociale, mësuesit duhet të tregojnë kujdes të veçantë, duke nxjerrë në pah vetëm arritjet e tyre. "Në dy javët e para të vitit shkollor 2020-2021, procesi i mësimdhënies duhet përqendruar më së shumti në përsëritjen e njohurive dhe të aftësive të mësuara gjatë mësimit në distancë në vitin shkollor 2019-2020. Në këtë periudhë nuk ka vlerësime. Në vijim të procesit të mësimdhënie-nxënies, vlerësimi i nxënësve duhet të nxjerrë në pah arritjet e tyre, në mënyrë që ata të inkurajohen të mësojnë me më shumë dëshirë", citohet në udhëzimin ku shtohet gjithashtu se nxënësit duhet të mbahen të angazhuar, por të mos mbingarkohen me detyra e teste. Vecc kësaj, në lëndë plotësuese, të tilla si "Shoqëria dhe mjedisi", "Arte", "Teknologji dheTIK", "Edukim fizik, sporte dhe shëndet" e të tjera nuk do të zhvillojnë teste, por detyra përmbledhëse me shkrim ose me gojë në mënyrë që nxënësit të mos ngarkohen me teste për të gjitha lëndët. "Testi/detyra nuk duhet të jetë e mbingarkuar dhe të synojë vlerësimin e të gjitha çështjeve që nxënësi ka zhvilluar. Nuk duhet të harrojmë që ky lloj vlerësimi është një ndër format e vlerësimit. Për monitorimin e progresit dhe për matjen e arritjeve të nxënësve, mësuesi përdor dhe format e tjera të vlerësimit. Mësuesit duhet të bëjnë kujdes për të shmangur mbingarkimin e nxënësve me detyra të tepërta të portofolit të nxënësit për një periudhë". 


Sa i takon skenarit të dytë, ku mësimi bëhet një javë në shkollë e javën tjetër në shtëpi, vlerësimi do të bëhet vetëm për kohën e nxënies në klasë. Testimet e detyrat, që gjithashtu sugjerohet të mos jenë të mbingarkuara, do të realizohen vetëm për kohëqëndrimin në klasë, dhe jo gjatë mësimit online. "Mësuesit duhet të bëjnë kujdes në lidhje me numrin dhe llojin e detyrave të portofolit lëndor duke shmangur ato lloj detyrash të cilat nxisin vetëm riprodhimin, nuk ushqejnë të menduarin kritik dhe krijues dhe krijojnë mbingarkesë të panevojshme te nxënësit. Në këtë skenar portofoli i nxënësit për një periudhë mund të ketë vetëm 1 detyrë hulumtuese dhe një fazë të projektit. Në të gjitha lëndët, projekti kurrikular sugjerohet të jetë me shtrirje gjithëvjetore në mënyrë që t'i japë mundësi dhe kohë të përshtatshme hulumtimit dhe bashkëpunimit të nxënësve për realizimin e projektit", citohet në dokumentin që pritet të zyrtarizohet së shpejti. 


Sa i takon vlerësimit në distancë një kujdes i madh i kushtohet anës emocionale. Ndaj do të përdoren dy lloje vlerësimi, nga tri të mundshme: vlerësimi i vazhduar dhe vlerësimi i portofolit. Porosia edhe kësaj radhe është e qartë: Mësuesit duhet të bëjnë kujdes të mos mbingarkojnë nxënësit me detyra dhe aq më tepër, me detyra që mund të kryhen në kushtet e shtëpisë. Për vlërësimin vjetor do të do të praktikohet një formulë, e cila zeron vlerësimin me notë gjatë kohës që nxënësi ka mësuar në kushte shtëpie. Gjatë kësaj kohe bëhet vetëm vlerësimi i portofolit dhe vlerësimi i vazhduar dhe nuk do të ketë vlerësim me test ose me detyrë përmbledhëse për shkak të pamundësisë së nxënësve për t’u lidhur me mësuesit. Ndërsa në regjistër, në kolonën e vlerësimit për një semestër, do të shënohet NK (nuk u krye, sipas tabelës së mëposhtëme) dhe kjo notë nuk do të llogaritet në vlerësimin vjetor. Me pak fjalë, pavarësisht performancës së nxënësit gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë, asnjëherë nota e tij nuk do të jetë më e ulët se sa ajo në klasë. 


Shembull vlerësimi 

Kur dy semestra zhvillohen në distancë dhe tjetri në një skenar tjetër mësimi, përdoret ky mekanizëm:


               NVv               NTp                   NVp
Periudha e parë               8               NK                     9
Periudha e dytë               9               NK                     9
Periudha e tretë               9                8                     9
Vlerësimet vjetore               9                8                     9


VLERËSIMI PËRFUNDIMTAR (NVv x 0.4) + (NTp x 0.4) + (NVp x 0.2) =

(9 x 0.4) + (8 x 0.4) + (9 x 0.2) =

3.6 + 3.2 + 1.8 = 8.6 ~ 9


NVv- nota e vlerësimit të vazhduar

NTp- nota e detyrës ose testit 

NVp- nota vjetore e portofolit



Shahini: Primare, siguria e shëndetit gjatë mësimit

Ndonëse drafti ka marrë formën e tij përfundimtare, në Ministrinë e Arsimit vijojnë konsultimet formale për dokumentin e hartuar, ku është përfshirë edhe udhëzuesi i Komitetit të Ekspertëve dhe më 1 shtator do të bjerë në duart e mësuesve. Synimi final, sipas ministres së Arsimit, besa Shahini, është sigurimi i shëndetit gjatë orëve mësimore. “Zëvendësministrja Nina Guga, drejtorët Zamira Abazi Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, vijuan konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme - me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor”, shkruan ministrja në një status në rrjetet sociale.



Marrë nga panorama.com.al


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

23,121 Lexime
3 vjet më parë