Aktualitet

112 vjetori i Shkollës Normale, Kushi: Objektivi ynë, përgatitja e mësuesve cilësor

"Është detyrim i yni për të përgatitur jo thjesht mësues, por mësues cilësor", kështu është shprehur në 112-vjetorin e Shkollës Normale Ministrja e MAS, Evis Kushi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të Shkollës Normale të Elbasanit, që mban emrin Shkolla e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi”. 


Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, Prefektja e Qarkut Elbasan, Majlinda Periu, ish-nxënës e ish-mësues të Shkollës Normale, si dhe nxënës e mësues.


“Përkujtuam sot me shumë përulje e respekt 112-vjetorin e Shkollës Normale, e cila ishte shkolla e parë që përgatiti mësues të gjuhës shqipe për të gjitha trojet shqiptare”- shprehet ministrja në statusin e saj në rrjete sociale. Kushi gjatë fjalës së saj ka shprehur mirënjohje për punën e palodhur të çdo mësuesve që përcollën vlerat më të larta atdhetare dhe qytetare në të gjithë kombin shqiptar, ndërkohë që ka nënvizuar se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka si objektiv që të ketë jo thjesht mësues, por mësues cilësor. 


“Është detyrim i yni për të përgatitur jo thjesht mësues, por mësues cilësor. Të nxisim tek brezat rinj dashurinë dhe pasionin për profesionin e bukur të mësuesisë. Vërtetë është një profesion që nuk të bën të pasur, por të pasuron mendjen dhe shpirtin. Mësuesia është profesioni që të fisnikëron më shumë se çdo profesion tjetër.”- shprehet ministrja.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,598 Lexime
2 vjet më parë