
“8 femra” në Teatrin Kombëtar nën regjinë e Driada Dervishit
Pas pritjes së mrekullueshme që iu bë nga publiku korçar, komedia misterioze me nota muzikali “8 FEMRA” vjen në Teatrin Kombëtar për 7 netë rresht.
Çfarë ndodh kur tetë femra bëhen bashkë? Robert Thomas kishte dashur gjithnjë t’i bënte bashkë 8 femra në një komedi. Në artin ku ndërthuret e papritura, misteri, por edhe gazi, ato do të ktheheshin në personazhe të paharrueshme për publikun. Kështu, ai u ul të shkruante një nga komeditë më të ndjera, e njëkohësisht, më të shikuara në teatër, “8 femrat”. Regjisorja Driada Dervishi do ta pëlqente që kur lexoi për herë të parë tekstin.
E kjo jo se ishte një femër, por se vepra ka brenda forcën që duhet të ketë çdo komedi. Me aftësinë e një regjisoreje për t’i vendosur shpejt personazhet e duhura karaktereve të veprës, ajo zgjodhi 8 aktoret që do të bëheshin protagonistet e kësaj vepre në shqip. Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Merita Çoçoli, Klodjana Keco, Blerta Belliu, Ilda Pepi e Paola Kodra do të jenë pjesë e komedisë “8 Femrat”.
Në këtë vepër rikthehen sërish bashkë në skenë aktoret e njohura Yllka Mujo dhe Rajmonda Bulku.
Në Teatrin Kombëtar komedia misterioze me nota muzikali “8 FEMRA” shfaqet në datat: 27, 28, 29, 30 shtator dhe 1 Tetor; ora 19:00.
Nën interpretimin e aktoreve: Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Merita Çoçoli, Klodiana Keco, Paola Kodra, Blerta Belliu, Ilda Pepi me regji të Driada Dervishit, kostumografi Berina Kokona e skenë nga Fjoralba Prifti, konsulencë muzikore Adrian Jorgji, Yllka Mujo e Metila Dervishi.
Rezervimet në nr. 042223022; orari biletarisë 09:00-13:00 dhe 16:00-19:00
“8 Femrat” do të shfaqet edhe në Teatrin e Durrësit.
(Portali Shkollor)
Lamtumirë Prof.Dr. Selman Sheme, një jetë përkushtuar shkencës dhe çështjes çame
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Rita Petro në zemër të lexuesve, në Gjenevë