TREGIM PËR COVID-IN

A mund t’i vrasë ëndrrat kurora?

“COVID, ne do të mposhtim ashtu si atë personazhin negativë te përrallës, që në fund humbet, zhduket, vritet. De ne do të jetojmë përgjithmonë të lumtur”. Tregim me shumë dashuri për nxënësit e klasës III –a të shkollës “Niket Dardani” nga mësuese Leta.

A mund t’i vrasë ëndrrat kurora?


Këtë pyetje, vogëlushja Reina , (emri i të cilës do të thotë mbretëreshë) ia bëri nënës së vetë.

 Reina do të thotë mbretëreshë, e mbretërit nëpër përralla mbajnë kurorë, - i tha ajo përsëri së emës. 

Mbretërit janë të mirë, të urtë, të drejtë, të dashur, belbëzonte nëpër shtëpi, Reina e vogël.

-Po virusi me kurorë përse vret?!

Ej ti virus me kurorë, ti nuk je mbret. Ti nuk më mposht dot mua dhe qytetin tim, qytetin tim dhe qytetet e gjithë botës.

Ej ti virus, që mjafton një teshtimë, e shokët dhe shoqet e mia të më largohen, që mjafton një përkëdhelje a përqafim dhe unë të vrapojë për në farmaci, ti nuk je mbret.

Je veç një virus mendjemadh, që nuk vlen shumë. 

Disa herë menduam se nuk do të vije këtu, përkundrazi erdhe. Në rregull pra, kemi pak frikë.   

Ndoshta ti nuk e di, por ne do të të luftojmë derisa të zhdukesh.

- E di, unë ta di pikën e dobët ku e ke. Ti nuk e do shkumën e sapunit, e urren atë. Për ty ajo është armike, por për mua është shoqja ime më e mirë.

Kam edhe një mik të ri tani, maskën. Pak e bezdisshme, ashtu si ata shokët grindavecë në lojë, por prapë unë e dua atë. 

E di pse? Nuk të lë ty të vish tek unë te mami, te babi, gjyshi e gjyshja. 

I ke dëshirë të rrish pranë nesh, në duart tona, rrobat tona, familjet tona. 

Gabohesh, ne s ‘të duam, do të të mposhtim, nuk do të na mundësh dot.

Ne do të fitojmë!

Ne do të jemi të lumtur !

Ne kurorë do të duam vetëm atë, të mbretit të Hirushes, Borëbardhës, Belës, e të shumë përrallave që na bëjnë të ndihemi të lumtur.

Ne do të mposhtim ashtu si atë personazhin negative te përrallës, që në fund humbet, zhduket, vritet. De ne do të jetojmë përgjithmonë të lumtur.

Me shumë dashuri për nxënësit e klasës III –a të shkollës “Niket Dardani” nga mësuese Leta. 

Tiranë më, 22.09.2020


Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

706 Lexime
3 vjet më parë