Abdulaziz Mustafa, historia frymëzuese e nxënësit që shkëlqen në Itali dhe synon të bëhet kirurg

Në ditëlindjen e tij, Abdulaziz Mustafa nga Maqedonia e Veriut, vjen si një shembull frymëzues suksesi në shkollë. Brenda një viti nga ikja në Itali, ai mësoi gjuhën, u integrua me sukses dhe shkëlqeu në mësime. Ëndrra e tij është të bëhet kirurg, një synim që duket gjithnjë e më pranë.

Në ditëlindjen e tij, historia e Abdulaziz Mustafës është një shembull frymëzues për të rinjtë. Nxënësi i drejtimit socio-sanitar në shkollën “Leopoldo II di Lorena” në Grosseto të Italisë, ka arritur të mahnisë profesorët dhe shokët e klasës me rezultatet e tij të shkëlqyera, vetëm një vit pasi u shpërngul nga Maqedonia e Veriut.


Brenda një kohe shumë të shkurtër, Abdulazizi jo vetëm që ka mësuar gjuhën italiane, por është integruar me sukses edhe në jetën shkollore e shoqërore. Përkushtimi, disiplina dhe vullneti i tij i fortë kanë bërë që ai të dallohet në matematikë dhe në të gjitha lëndët e tjera mësimore.


Profesorët e vlerësojnë si një nxënës shembullor, ndërsa shokët e admirojnë për punën dhe seriozitetin e tij. Suksesi i Abdulazizit dëshmon se me këmbëngulje, përpjekje dhe besim në vetvete mund të kapërcehen sfidat dhe të arrihen rezultate të jashtëzakonshme.


Ndërkohë, ai ka edhe një ëndërr të madhe: të bëhet mjek kirurg specialist. Duke parë rrugëtimin e tij deri tani, gjithçka tregon se Abdulazizi është në rrugën e duhur për ta realizuar këtë synim dhe për t’u bërë një profesionist i suksesshëm në të ardhmen.



Gëzuar ditëlindjen dhe suksese të mëtejshme, Abdulaziz!



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

568 Lexime
22 orë më parë