Të ruajmë rregullat

Aktivitete dhe lojëra në kushtet e distancimit social

Artikulli i mëposhtëm ka për qëllim t'ju vijë në ndihmë mësuesëve me disa ide në lidhje me aktivitete apo dhe lojëra, në mënyrë që të mbajnë distancën sociale mes nxënësve në orët e edukimit fizik. Ja se çfarë mund të bëjnë për të arritur gjithashtu që t'i mbajnë fëmijët aktivë në një periudhë pandemie.

Tashmë që viti akademik ka rifilluar, për një gjë jemi të gjithë të sigurt se: ky vit do të jetë ndryshe. Edhe pse mësimi po zhvillohet në klasë, distancimi do të jetë i rëndësishëm. 


Pra, çfarë mund të bëni ju si mësues në lidhje me edukimin fizik? 


Fëmijët duhet të qëndrojnë aktivë, dhe ndërsa ju si mësues mund të mos jeni në gjendje ti mësoni zhvillimin e aftësive, sporteve ose palestrës, ku studentëve duhet të ndajnë të njëjtën pajisje. 

Nuk jeni të sigurt nga t'ja filloni? 


Më poshtë do të gjeni një listë me aktivitete në lidhje me distancimin social, edhe pse mund të mos keni mundësi t'i zhvilloni, të paktën njihini si ide.

 

Gati vendosuni. Garë!

Një gjë pozitive që të jep gara është se ajo ka tendencë të jetë një sport që mund të zhvilohet vetëm. Studentët janë gati të garojnë. Bëjini ata të vrapojnë në një sfidë duke u vendosur pengesa ose vrapime të shpejta midis disa koneve.


Tregojuni atyre se si bëhet joga

Mbasi ata të kenë mësuar se si praktikohet joga, fotografojini ata dhe përgatituni atyre një set fotografik vjetor. Mbajtja e studentëve të vëmendshëm dhe të qetë do të jetë thelbësore këtë vit.

 

Luani një raund të Golf Frisbee

Golfi Frisbee është i shkëlqyeshëm përnënësit që të luajnë në grupe të vogla dhe jo në ekipe. Jepni secilit student të ketë fleksibilitetin e tij dhe vendosini në një kurs. I pari që e çon frisbin e tij në shënjestër, fiton.

 

Bëni nxehjen para lojës

Ju nuk keni gjithmonë nevojë të përdorni pajisje për të djersitur. Përdorni  ushtrime për nxehje për  të arritur nxehjen  e studentëve.

 

Vallëzoni

Pothuajse të gjithë fëmijët duan të kërcejnë. Vendosuni atyre muzikë dhe mësojuni një larmi hapash kërcimi ose lërini të lirë. Për studentët hezitues, jepni atyre një detyrë si të vijnë me një përshëndetje duke përdorur vetëm këmbët e tyre. Të gjitha këto duke respektuar distancën. 


Luani lojën pasqyrë

Ka shumë lojëra të shkëlqyera me aktivitete që mund të luani si klasë. Provoni Simon Says, Dritën e Kuqe /Dritën e Gjelbër. Një tjetër nga aktivitetet tona të preferuara të distancës është të bësh lëvizje pasqyre. Çiftoni studentët dhe i vini të përballen menjëri-tjetrin, gjashtë metra larg njëri-tjetrit. Një student bën një lëvizje dhe tjetri përpiqet ta pasqyrojë atë. pra kështu funksionon. 


Bëni ushtrime sportive

Ndërsa studentët mund të mos jenë në gjendje të luajnë një sport ekipor, kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të praktikojnë stërvitjet e këtij sporti. Idetë përfshijnë hedhjen, goditjen e një topi, futbolli me një gol.


Lëvizni 

Shpërndani studentët nëpër klasë ose fushë dhe bëjini ata të punojnë me aftësitë e tyre të lëvizjes. Jepuni atyre topat e tyre për të mashtruar, bëni që të kërcejnë me litar. Shikoni kush mund ta bëjë më gjatë ose t'i bëjë ata të konkurrojnë kundër vetvetes për të rritur numrin në çdo raund.


Përktheu: Marina Kërçeli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

 

3,904 Lexime
3 vjet më parë