Aktivitete në fundjavë

Aktivitetet argëtuese që mund të bëni këtë fundjavë

Nëse fundjava ju duket e mërzitshme dhe nuk keni ide se si mund ta kaloni atë duke u argëtuar, Portali ynë ju vjen në ndihmë me disa ide se çfarë mund të bëni gjatë fundjavës.

Është e lehtë të kaloni një fundjavë të mërzitshme, duke qëndruar në shtëpi por sidoqoftë, ka shumë gjëra argëtuese për të bërë gjatë fundjavës. Më poshtë do të gjeni disa aktivitete për të gjallëruar kohën tuaj të lirë në fundjavë.


  •  Shëtisni: Një shëtitje vetëm apo me miqtë tuaj mund të jetë shumë e shëndetshme dhe mund të jetë interesante;


  •  Dilni për vrap: Të vrapuarit do t'ju ndihmojë ju të largoni stresin e javës dhe të ndiheni më pak të stresuar;


  •  Shkoni për not: Gjeni qendrën tuaj më të afërt të notimit dhe shkoni për të notuar; 


  •  Vallëzoni: Ndizni radion dhe vallëzoni këngët tuaja të preferuara;


  •  Antarësohui te klubet e komuntitetit ku bëni pjesë: Ka shumë ekipe të futbollit në komunitet,  volejboll ose basketboll që mund të bashkoheni. Përfitoni nga rasti për të takuar njerëz të rinj;


  • Shëtisni në natyrë: Të dilni në një park lokal, ose në fshat, është një mënyrë falas për të parë natyrën në veprim;


  •  Shkoni në një kënd lojrash: Vizitoni një kënd lojrash për të rikujtuar fëmijërinë tuaj, do të merrni energji pozitive;


  •  Anëtarësohuni në një klub filmi ose libri: Do të jeni në gjendje të takoni njerëz me ide të përbashkëta me tuajat dhe të diskutoni për hobe të ndryshme;


  •  Takoni miqtë tuaj: Organizohuni për t'u takuar me miqtë dhe për të kaluar ditën duke biseduar dhe argëtuar;


  •  Angazhohuni në punë vullnetare: Merrni parasysh të bëni disa punë vullnetare për bamirësi. Ndërsa përvoja mund të shtohet në CV tuaj, ju mund të prezantoheni me njerëz të rinj gjithashtu;


  •  Vizitoni muze: Vizita në një muze do të bëjë që koha juaj të kalojë shpejt dhe në fund të ditës do të keni mësuar shumë gjëra interesante;


  • Netflix: Netflix.com është një shërbim shumë i lirë video transmetimi në internet. Regjistrohuni për të parë shfaqje të mahnitshme të tilla si Breaking Bad dhe Arrested Development;


  • Filma falas në YouTube: Shikimi i "Filmit të plotë" në një kërkim në YouTube sjell dhjetëra filma falas për t'u parë;


  •  Gatuani pica në shtëpi: Të përgatitura nga duart tuaja, picat mund të shijohen edhe më shumë gjatë një fundjave si kjo që do të vij. 


Përktheu: Marina Kërçeli


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


2,828 Lexime
3 vjet më parë