Panair Libri

Albas merr pjesë në panairin e radhës të librit “Kamza lexon” në datat 5, 6 dhe 7 maj

Mbahet për tri ditë radhazi, 5, 6 dhe 7 maj, panairi i librit “Kamza lexon” pranë sheshit “Nënë Tereza” të kësaj qyteze. Ndër takimet promovuese të titujve të fundit, marrin pjesë edhe shkrimtarët nga ALBAS. Ndërkohë në stendën e saj do të gjeni të gjithë gamën e botimeve ndër vite.

Më 5, 6 dhe 7 maj në sheshin “Nënë Tereza” të qytezës së Kamzës do të mbahet edicioni i dytë i Panairit të Librit me emrin “Kamza lexon”. Koordinator dhe drejtues i këtij panairi edhe në këtë edicion do të jetë shkrimtari Liridon Mulaj dhe do të organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, z. Rakip Suli.


Në këtë panair do të marrin pjesë 25 shtëpi botuese shqiptare, të cilat do t’i prezantojnë botimet e tyre të reja në stendat që janë ngritur në sheshin kryesor të kësaj qyteze.


Edhe Shtëpia Botuese Albas fton të gjithë dashamirësit e librit t’i bashkohen aktiviteteve kulturore dhe letrare që do të mbahen përgjatë këtyre tri ditëve. 

Në stendën tonë do të gjeni të gjithë gamën e titujve të librave, për të rritur e për fëmijë, nga autorë shqiptarë dhe të huaj. 


Për t’u njohur paraprakisht me të gjithë titujt e Albas mjafton të klikoni në www.albas.al 

Në “Kamza lexon” do të organizohen 20 përurime librash dhe takimesh me shkrimtarë e botues të njohur.  Ndër këto takime promovuese do të marrin pjesë edhe shkrimtarët e ALBAS si, Ervin Nezha për botimin e tij “Erërat që trazojnë mjegullën”, por edhe autorët e rinj, Xhoana Jaku për “Dritëhijet” dhe Ermal Lala për librin “Spirit”. 

Sipas organizatorit, në këtë panair do të jepen 6 shpërblime letrare për vepra të arrira letrare.

Risia e këtij panairi do të jetë pjesëmarrja aktive e të rinjve të klubit të librit të pallatit të kulturës Kamëz në çdo panel, me pyetje  dhe diskutime.



Nanila Allkja Biçaku

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

744 Lexime
1 vit më parë