Algjeria bllokon internetin në të gjithë vendin për shkak të provimeve të maturës
Në Algjeri është shkëputur interneti, për shkak të provimeve në shkollat e mesme në mënyrë që të shmangen “kopjet”. A mund të jetë zgjidhje kjo mënyrë edhe për provimet shtetërore në vendin tonë?
Algjeria ka bllokuar internetin në të gjithë vendin për shkak të provimeve të shkollave të mesme.
Në Algjeri është shkëputur interneti, për shkak të provimeve në shkollat e mesme në mënyrë që të shmangen “kopjet” ditën e provimeve. Shërbimi i internetit, qoftë nëpërmjet shëbimit celular edhe atij fiks, ishte i bllokuar. Ky shërbim është bllokuar vetëm për fashën e orarit të provimeve, pra është hequr dy orë, gjatë të cilave zhvillohej testimi.
Ky vendim u mor si pasojë e ngjarjeve të vitit 2016, kur provimet e maturës dështuan, për shkak të kopjeve të shumta. Autoritetet u përpoqën të bënin të njëjtën gjë edhe vitin e kaluar, por nuk ia dolën. Ndaj, për këtë vit u morën masa mjaft të rrepta për ta ndaluar totalisht internetin, për të gjithë vendin. Kjo u pa si mundësi e vetme e realizimit të testimeve ashtu si duhet. Pra, inetrneti jo vetëm i ndaluar për nxënësit/maturantët, por edhe për stafin pedagogjik, apo për njerëzit/familjrët të cilët mund t’i ndihmonin maturantët nga jashtë.
A mund të jetë zgjidhje kjo mënyrë edhe për provimet shtetërore në vendin tonë?
(P. Shtini; Portali Shkollor)
Gjimnazi "Havzi Nela" i Kukësit – 70 vite traditë, arsim dhe vlera, një shkollë që ka mësuar breza dhe ka formuar një qytet
Një fillim i ngrohtë e plot emocione në shkollën "Adem Haxhija", Postribë
Nesër në "Tirana Gate 2026", zërat e letërsisë bashkëkohore në qendër të aktivitetit "Trupi flet, fjala rrëfen"