Në Zagreb u mbajt edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe

Në Zagreb u zhvillua edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe, ku 9 grupe shkollore nga 6 shtete sollën në skenë shfaqje të përgatitura me pasion. Një festë e gjuhës shqipe, artit dhe talentit të fëmijëve të diasporës, Kosovës dhe Shqipërisë.

Zagrebi mblodhi në skenën e teatrit fëmijët shqiptarë të diasporës, Kosovës dhe Shqipërisë, në Festivalin Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe, edicionin e dytë, që u zhvillua prej 30 tetorit deri më 1 nëntor 2026. Festivali u organizua nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari” dhe Këshilli i Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë me mbështetjen financiare të institucioneve kroate: Këshillit për Pakicat Kombëtare, Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë, donatorë privatë. Partnerë mediatikë të festivalit: RTSH dhe Gazeta e Diasporës.


Ideatore, kordinuese dhe drejtuese artistike e festivalit është mësuesja Melita Oreškovic.


Në festival konkuruan me shfaqjet e tyre 9 grupe teatrore të shkollave nga 6 shtete:


  • Shkolla Shqipe “Ardhmëria”, Londër, Angli
  • Shkolla Fillore “Eugen Kumicic, Velika Goricë, Kroaci
  • Shkolla Shqipe “Iliria”, Londër, Angli
  • Shkolla Shqipe  „Rosenheim“ dhe”Kolbermoor”, Bavarisë, Gjermani
  • Shkolla Shqipe “Dallëndyshet”, Celje, Slloveni
  • SHFMU “Asdreni, Pejë, Kosovë
  • SHFMU “HIL MOSI”, Jablanicë e Vogël, Kosovë
  • SHFMU “Migjeni”, Mitrovicë
  • Shkolla 9-vjeçare “Andon Xoxa, Fier, Shqipëri


Ditën e parë, më 30 tetor në sallën e teatrit të Shtëpisë Çeke të Kulturës, u mbajt hapja solemne e festivalit, në të cilën morrën pjesë grupet pjesëmarrëse, përfaqësueset e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, drejtorë shkollash, mësues, artistë, prindër, fëmijë e tjerë. Më pas fëmijët e talentuar të grupeve pjesëmarrëse mbajtën një program të pasur artistik, ku përformuan me recitime, vallëzime me motive popullore myzeqare dhe koreografi moderne. 


Gjatë dy ditëve të tjera më 31 tetor dhe 1 nëntor 2026 publiku ndoqi shfaqjet teatroretë fëmijët të diasporës, Kosovës dhe Shqipërisë, që mësuesit e tyre së bashku me nxënësit i kishin përgatitur me shumë dashuri dhe pasion, duke treguar se edukimibëhetedhe nëpërmjet teatrit, nxënësit mësojnë historinë dhe letërsinë në mënyrën më të bukur, duke bërë art dhe sjellin në skenë vepra te bukura teatrore tëkrijuara me shumë dashuri. 


Juria e festivalit përbëhej nga artistë dhe specijalistë në fushën e arsimit:


  • Nuhi Gashi, ekspert i mësimit shqip në diasporë, hartues i kurrikulës së mësimit shqip në diasporë dhe ish punonjës i Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Republikës së Kosovës; 
  • Olsa Poshka, regjisore dhe drejtoreshë e Teatrit POSHKA të Strugës; 
  • Hamzë Morina, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në diasporë.


Për tre ditë në Zagreb u fol shqip, fëmijët aktruan, kënduan dhe madje vallëzuan nën tingujt e muzikës shqiptare. Fëmijët na dhuruan emocione të papërshkruara me interpretimet e tyre në pjesët teatrore të punuara me shumë dashuri.


Shfaqjet:


NJË SHËTITJE NË DUKAGJIN

Autor Izet Musaj, regjisore Merita Gashi/Muriqi

SHFMU "Asdreni", Pejë (Kosovë)


BIBLIOTEKA MAGJIKE

Autore e regjisore Anila Kadija

Shkolla Shqipe Shoqata Ardhmëria, Londër (Angli)


UDHËTIM NË KOHË  

Autore e regjisore Valbona Roqi

Shkolla Shqipe "Rosenheim" dhe "Kolbermoor"

Shoqata „Shqiponja”(Gjermani)


NËNTORËT E LIRISË

Autor Kiço Blushi, regjisore Diana Kociaj

Shkolla Shqipe ILIRIA, Londër (Angli)


GJAKU I ARBËRIT

Autor Fadil Kraja, regjisore Laureta Janollari

Shkolla 9/ vjeçare "Andon Xoxa" Fier (Shqipëri)


LEOTRIMI, KUJTESA QË JETON

Autore Fitnete Ramaj Mujaj, regjisore Shkëndije Ibraj

SHFMU "Hil Mosi", Jabllanicë e Vogël (Kosovë)


GRETA DHE ROBOTI INTELIGJENT

Skenariste dhe regjisore Melita Oreškovic

SHF "Eugena Kumicica" Velika Gorica (Kroaci)


SI U MIQËSUAN SHKRONJAT

Autore e regjisore Vera Haliti

Shkolla Shqipe "Dallëndyshet", Celje (Slloveni)


BUZËQESHJA

Autor  Zekë Murseli, regjisore Qëndresë Barani

SHFMU "Migjeni", Mitrovicë (Kosovë)


Në emër të jurisë çmimet i shpalli regjisorja Olsa Poshka si më poshtë:

• Shfaqja më e mirë e nxënësve të diasporës  “Greta dhe Roboti inteligjent”(Kroaci)

• Shfaqja më e mirë e nxënësve të shkollave të Kosovës dhe Shqipërisë: “Leotrimi, kujtesa që jeton” (Kosovë)

• Çmimi special: Shfaqja “Biblioteka Magjike” (Angli)


Trupa më e mirë: Shkolla Shqipe "Rosenheim" dhe "Kolbermoor" (Gjermani)

Aktori më i mirë protagonist: Edlin Dhefto

Aktorja më e mirë protagoniste: Ema Mëmgjezi

Aktori më i mirë i karakterit: Alp Murati

Aktorja më e mirë e karakterit: Greta Gashi

Aktori më i mirë dytësor: Daniel Brija

Ylli i festivalit: Ylli Rexhaj

Teksti më i mirë: autore Fitnete Ramaj Mujaj

Regjia më e mirë: regjisore Melita Oreškovic

Skenografia më e mirë: SHFMU “Asdreni”, Pejë

Kostumografia më e mirë: SHFMU “Migjeni” Mitrovicë


Autore Melita Oreškovic



Fotografitë nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”


© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

136 Lexime
2 orë më parë