Ambra Marku shkëlqen në Sanremo Junior, Lezha përfaqësohet me krenari në skenën ndërkombëtare
Ambra Marku, 12 vjeçare nga Lezha, përfaqësoi Shqipërinë në Sanremo Junior në Itali me këngën “Valsi i Dashurisë”. Ajo u rendit mes 10 më të mirave nga 24 shtete, duke shkëlqyer me talentin e saj dhe duke bërë krenarë Lezhën e Shqipërinë në skenën ndërkombëtare duke realizuar një ëndërr të madhe muzikore.
Nga Lindita Kokaj
Pas suksesit të arritur në vitin 2024 nga Kjara Ibraj, një tjetër lezhjanepërfaqësoi Shqipërinë në Sanremo Junior, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Itali.
12-vjeçarjae talentuar Ambra Marku, nxënëse e shkollës “Besëlidhja”konkuroi me këngën “Valsi i Dashurisë” të ikonës shqiptare Vaçe Zela.
PërAmbra Markun, pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar ka qenë një ëndërr e saj, të cilën nuk e kishte menduar por që falë talentit të saj u bë realitet.
Ambrame zërin e saj brilant e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në këtë aktivitet duke u renditur në 10 këngëtaret më të të mirë, siç shprehet dhe mësuesja Albana Përvathi.
"Ambra Marku mbrëmë mbylli rrugëtimin e saj në Sanremo Junior. Ambra garoi me pëfaqësues të 24 shteteve dhe moshave të ndryshme. Një garë shumë e vështirë me më të mirët e përzgjedhur. Ambra bëri një paraqitje shumë të mirëbduke na bërë krenar të gjithëve, krenar me talentet tona! Faleminderit Bashkia Lezhë, Ministria e Kulturës, QKF Lezhë, Agjensia Turistike Soar!", shprehet Përvathi.
Ndërkohë organizatorët e Sanremo Junior shprehen se muzika shkon përtej dallimeve politike, fetare dhe kulturore.
"Sanremo Junior ishte një sukses i madhnë Teatrin Ariston në Sanremo të Italisë. 24 shtete, një skenë, dhe një nivel i jashtëzakonshëm talenti. Secili artist i ri solli diçka unike, duke e bërë këtë edicion vërtet të paharrueshëm. U vërtetua se muzika shkon përtej dallimeve politike, fetare dhe kulturore. Muzika është një gjuhë universale, gjuha e lidhjes, e emocionit, e dashurisë", shkruhet në faqen zyrtare të Sanremo Junior.
Ambra Marku ishte e dyta lezhjane që u ngjit në skenën e Sanremo Junior duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.
Ambra Marku e ka nisur rrugëtimin muzikor në moshën 6-vjeçare dhe deri më sot ajo ka marrë mbi 40 çmime të ndryshme brenda vendit, por tashmë vlerësohet dhe në skenën e madhe të Sanremo Junior.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Gazeta Digjitale e Nxënësve, zëri i ri i kreativitetit në shkollën "Avni Rustemi" Kukës
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Fëmijët e 9-vjeçareve në Shkodër dëshmuan shumëçka në Festivalin e Teatrove