“Candy Crush” shitet për 5.9 miliardë dollarë

“Candy Crush” është loja e cila në pak kohë u bë pjesë e ditës sonë. Diskutimet rreth saj, nivelet e arritur, apo frazat “me dërgo një jetë” janë të njohura për ju.

“Candy Crush” është loja e cila në pak kohë u bë pjesë e ditës sonë. Diskutimet rreth saj, nivelet e arritur, apo frazat “me dërgo një jetë” janë të njohura për ju.

Por tani nuk dihet se si do të ndryshojë kjo lojë pasi pronari ka vendosur ta shesë. Loja popullore është blerë nga kompania “Activision Blizzard” për 5.9 miliardë dollarë.

Kompania që ka blerë lojën kompjuterike zotëron disa nga lojërat më popullore, si “Call of Duty”, bashkë me lojërat “Warcraft”, “Diablo” dhe “Starcraft”.

Sipas një deklarate të lëshuar nga “Activision Blizzard”, kjo kompani tashmë bëhet lider global në lojërat interaktive në celularë, por jo vetëm.

Mbetet për t’u parë nëse me ndryshimin e pronarëve do të ketë edhe ndryshime në një prej lojërave më popullore aktualisht në botë.

(TCH)

1,739 Lexime
8 vjet më parë