PROGRAMI I AVANCUAR

Ç'është programi i avancuar/nxënësit e tij

Mësuesit shpesh investojnë shumë kohë dhe përpjekje për të ndihmuar nxënësit që kanë vështirësi në kuptimin e materialit dhe në këtë mënyrë neglizhojnë ato më të shkëlqyerit. Ja cilët mund të jenë pjesë e këtij programi...

Mësuesit shpesh investojnë shumë kohë dhe përpjekje për të ndihmuar nxënësit që kanë vështirësi në kuptimin e materialit dhe në këtë mënyrë neglizhojnë ato më të shkëlqyerit. Ne i lavdërojmë për përgjigjet e tyre të mëdha dhe punën cilësore. Herë pas here kemi një sfidë për t’i inkurajuar ata që të shfrytëzojnë potencialin e tyre.

Nuk është se mëuesit nuk duan t'i drejtojnë këta studentë, por thjesht nuk kanë kohë apo mundësi që gjithmonë të gjejnë një mësim për studentët e të gjitha niveleve të aftësive.


“Kur isha duke i dhënë mësimin e matematikës nxënësve të klasës së gjashtë, nxënësi I kishte jashtëzakonisht të qarta dhe secila detyrë u zgjidh para pjesës tjetër të klasës,më pas u mërzit se duhej të priste pjesën tjetër. U përpoqa t’ia shtoja gamën e kërkesave dhe I dhashë të përfundonte detyrat tek fleta e punë, kuize, por nuk ishin të mjaftueshme. Kam testuar mënyra të reja të punës me studentë të tillë dhe dua të ndaj me ju disa ide të suksesshme".


Vetëm pak studentë mund të vazhdojnë me programin e avancuar.  Nxënësit që zgjidhni duhet të kenë këto tre karakteristika:

Aftësia e të mësuarit të pavarur - këta studentë mund ta mësojnë vetë mësimin me ndihmën minimale të mësuesit.

Zgjidhja e shpejtë e detyrës - disa studentë janë jashtëzakonisht të saktë, por ata kanë nevojë për një kohë të gjatë për të përfunduar detyrën. Studentë të tillë nuk duhet të përfshihen në programin e avancuar, pasi detyra shtesë do të jenë të rënda dhe stresuese për ta. Zgjidhni nxënësit që gjithmonë kryejnë punën e tyre në fillim dhe pastaj ulen dhe mërziten.

Besueshmëria - Ata duhet të jenë të besueshëm. Nëse nuk keni besimin e një studenti për të punuar në mënyrë të pavarur, mos e zgjidhni atë në një program të avancuar.

Tregohuni tolerantë me ta. Nxënësit që punojnë në një program të avancuar duhet të ulen, në tryezën e tyre. Ata mund të lejohen të pëshpërisin gjatë klasës. (Është më mirë të kesh të paktën dy studentë në programin e avancuar, sepse atëherë ata do të pyesnin njëri-tjetrin për ndihmë).

Mos pretendoni që ata të dorëzojnë detyrat e tyre të përfunduara. Lejojini nxënësve të avancuar që të dorëzojnë fletoren e tyre  në fund të një kapitulli.


(Përshtati P.Shtini; Portali Shkollor)

1,135 Lexime
5 vjet më parë