OPINION

Cila është më e rëndësishme; sjellja apo të mësuarit?

Sjellje apo mësim? Cila ka prioritet, tek fëmijët? Të dyja ecin paralelisht, janë të lidhura aq fort me njëra-tjetrën sa nuk mund të japësh ndonjë përgjigje fikse.

Sjellje apo mësim si fillim  


Ngjyrat ishin përhapur gjithandej, nëpër male, fusha, kodra, dhe çdo gjë dukej perfekte dhe në lidhje harmonike me njëra-tjetrën, vetëm te njerëzit akoma jo. Kështu ngjyrat vendosën t`u falnin disa pigmente dhe njerëzve. Pastaj kaluan dete dhe oqeane nuk qëndruan mbyllur vetëm në guackën e tyre. Njerëzit u forcuan dhe u bënë më të qeshur. Ata e kuptuan se pa një respekt reciprok të shoqërisë nuk do të ketë kurrë një zhvillim apo mësim normal të tyre. U ndërgjegjësuan se lumturia nuk vinte nga bukuria fizike, pamja e jashtme, por nga bukuria shpirtërore, sjellja pozitive ndaj tjetrit dhe ngjyrave. 


Sjellje apo mësim? Cila ka prioritet, tek fëmijët? Të dyja ecin paralelisht, janë të lidhura aq fort me njëra-tjetrën sa nuk mund të japësh ndonjë përgjigje fikse. Sjellja fillon të mësohet në shtëpi nga prindërit, gjyshërit apo dadot dhe mësimi fillon nëpër institucionet shkollore. Por, vemë re se sjellja e mësuar që në ditët e para të jetës nuk është e mjaftueshme për disa fëmijë/nxënës, të cilët pa të keq ofendojnë ngjyrat e klasës jo vetëm në klasë, por edhe rrugës e gjithandej ku të kenë kontakt. 


Ata/ato ndihen keq, bullohen/vetbullohen dashje pa dashje, sepse arrijnë deri në atë pikë sa u thonë prindërve. “Vitin tjetër ne nuk do të shkojmë më në shkollë. Shokët dhe shoqet na ofendojnë, na shajnë". Kjo histori vazhdon deri në ditët e sotme, shekulli XXI me atë pjesë shoqërie. Po sa do t`i lëmë kështu? Si mendoni? Të gjithë fëmijët e tyre nuk e mbarojnë klasën e gjashtë, të paktën për dy dekada që i vëzhgoj, nuk e fillojnë fare, sepse dhe e pesta për ta ishte copë-copë me mungesa. 


- Çfarë note morët në provimin e klasës së pestë?

- Nuk e dimë?

- Si nuk e dini? A ishit në shkollë?


Ëhë shkolla e këtyre. Kanë bërë dhe mungesa,-  thotë mami i njërës, prej tyre. Nuk shkojnë në shkollë se i shajnë në klasë. Por vitin tjetër do t`i shoqëroj vetë. Do të shkoj dhe në mbledhje prindërish. Vajza ime mëson. 


Po biles mësonte shumë, dhe ajo tjetra që ishte më e gjata dhe më e bukura e klasës. Në klasë të katërt vinte dy ditë po dhe tri jo, por po ta pyesje dinte shumë. Ju s`keni bërë fare mungesa në klasë të katërt. Po ajo a vinte rregullisht në klasë të pestë. Nga fundi nuk erdhi fare. Por në provim ishte. Na shajnë na ofendojnë. 


Tani i bie të mësohemi që të përvetsojmë injorancën në mënyrë që të ecim përpara. Provo të mos mërzitesh apo të mos qash kokën kur të shajnë. Ato/ata nuk janë më të mirë se ju as nga bukuria e jashtme, të paktën kështu ju kam vëzhguar si klasë. Ju ishit më të mirët e shkollës. Ju ishit klasë model në fillore, nuk e ofendonit njëri-tjetrin asnjëherë, për arsye se dhe mësuesja juaj kishte një stil të veçantë mirëmenaxhimi, nuk ju linte të bëheshit shumë shokë/shoqe të ngushta, sepse merreshin me llafe, donte rregull dhe mësim, dhe ata që ishin shumë të zhurmshëm kërkonin të ndërronin klasë, sepse nuk e duronin dot rregullin, por shkolla për atë punë është që t`ju kalisë edhe durimin. 


Nejse, fëmijët e sferës suaj duan të mësojnë, e duan shkollën, shumica prej tyre janë më të edukuar se të tjerët në këtë drejtim, rrinë shumë të ndrojtur, nuk shajnë përpara përveçse kur duan të “vetmbrohen”. Ndërsa te oborri dhe lagjja plot me amballazhe mbushet sa herë ju jepni lekë për të blerë akullore, patatina, se nuk i hedhin në vendin e duhur. Lëre pastaj pijet energjike që i shkatërrojnë fare, redbull, energy drink në klasë të parë ose parashkollor. 


- Përse e bleve atë pije? A të ka porositur mësuesja që nuk duhet t`i pini në këtë moshë? 

- Po më ka porositur. 

- Përse s`i mban këshillat e mësueses? 


Ka dhe një ligj për këto pije që deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare fëmijët s`duhet t`i përdorin. Ato të japin goditje në zemër, të shkaktojnë diabet, sepse kanë dhe shumë sheqer. Ne duhet të edukojmë të rriturit njëherë, dhe shitësit që fëmijëve të mos ua shesin këto pije. 


Në mbledhje prindërish mos mungo, por të telefonosh dhe të takosh pas mësimit mësuesen kujdestare për çdo problem, kush shok apo shoqe i ngacmon. Për ju është vërtetë vështirë që fëmijët të mësojnë, sepse në shtëpi nuk ka kush i ndihmon pasi nuk dinë të lexojnë s`i duhet, por në shkollë ato pak dije që i marrin të kenë qetësi të mos stresohen nga shokët, të shkojnë me dëshirë jo me zor në shkollë. Gjatë një viti shkollor në një klasë të pestë u bënë këto tre mbledhje. E para mbledhje në shtator, njohja me mësuesen kujdestare, numër telefoni, lekët e kontributit. Në janar mbledhja e dytë, njohja me mësuesin e ri, (se mësuesja kujdestare kishte marrë rraport lindjeje) dhe kush nuk ka paguar lekët e kontributit. Nuk takuan prindërit asnjë mësues tjetër, se ishte mbledhje vetëm me mësuesin kujdestar nuk kishte mbledhje për të gjitha klasat. 


Lekët e kontributit i kërkoi mësuesi, por që fëmijët tanë, çdo ditë thithshin aromën e solucioneve me të cilat lahej koridori i shkollës nuk i bënte përshtypje atij apo mësuesve të tjerë që jepnin mësim, hapsira e papërshtatshme për tridhjetë e ca nxënës, pasi klasa nuk kishte dritare direkt me jashtë, sepse ishte si aneks brenda shkollës. Pas asaj mbledhjeje dhe atij viti shkollor ajo klasë u kthye në bibliotekë. E la klasën për tre muaj dhe ai. Iku jashtë shtetit se i doli llotaria. S`e di kur ka shkuar në Amerikë, a do t`i ketë rënë ndërmend për kushtet e asaj klase. 


Në mbledhjen e tretë nga muaj prill, çunat u thanë prindërve; “Është ndërruar mësuesja. Ajo jep fiskulturë. Ne kemi mësuesin tonë të fiskulturës. Ajo as emrat nuk na i di, s`na i ka mësuar akoma.” Disa prindër qeshën me vete, s`e di a shkoi ndonjë apo jo, se thanë nëpër dhëmbë, mos po na kërkon dhe ajo, kush nuk ka paguar “lekët e kontributit”. Çfarë do të thoshte me logjikë.


Pra mësuesen kujdestare patjetër duhet që ta takosh, sepse në klasë të gjashtë mbase do të ndërrojnë prapë mësuese, s`e di se si i kanë rregullat e tyre, pasi po i ndërrojnë përditë dhe po nxjerrin shumë gjëra në “dritë”. Ka ditë që mësuesen kujdestare nuk e takojnë fare, s`ka kohë për to, sepse në tetë pa dy-tri minuta ajo duhet të jetë te klasa ku ka për të dhënë mësim, do të ndjekë orarin e saj, dhe fëmijët mbase shkojnë më vonë, rastis. Ose mbase do të kenë mësues/e kujdestare që nuk i jep fare mësim, sepse është e kimisë, apo fizikës dhe s`e kanë atë lëndë në atë moshë. Problem është kjo pjesë, por ju si prindër duhet ta vini mësuesen në dijeni përse fëmijët nuk ju shkojnë në shkollë. I ngacmojnë shokët/shoqet, janë me shumë mësues dhe nuk e ndiejnë më atë dashurinë/sigurinë që u jepte mësuesja e fillores, apo dhe ju i ndaloni që t`ju ruajnë bebet në shtëpi. Të trija bashkë qëndrojnë këto probleme te ju. 


Jashtë shtetit, shkolla funksionon kështu, se ne i marrim kurikulat nga jashtë po “integrohemi”, për të kopjuar jemi të parët por harrojmë infrastrukturën shkollore, kushtet dhe ekonominë e dobët që kanë mbi pesëdhjetë përqind e popullsisë. Kështu që i bie se rreth gjysma e popullsisë nuk mirëarsimohemi. Ka vende/shtete që deri në klasë të tretë fëmijëve nuk u bëjnë fare mësim, por në fillim u mësojnë sjelljen.  Ka vende/shtete ku nuk e përdorin fare stilolapsin në klasë vetëm lapsin, gomën, në mënyrë që fëmija të mos ofendohet në mes të klasës, të mos ketë krahasime ndërmjet tyre. Të gjithë fëmijët janë të mirë, të mos njihen me fjalën gabim për atë moshë që kanë, që të mos ua grisësh fletoren dhe t`ua shembësh “kalanë e tyre nga brenda”. Deri në klasë të tretë-katërt. Ka vende/shtete që shteti për çdo fëmijë i jep prindit një asistencë mujore, prej afro 150 euro, në mënyrë që përveç shkollimit falas, fëmijën e tij ta angazhojë nëpër kurse shkollore dhe aktivitete sportive pasdite. Dhe më e bukura është se nëse prindi i përdor/shpenzon ato lekë për ndonjë gjë tjetër dhe nuk i përdor për fëmijën, prindi gjobitet. Kjo ndodh në Gjermani. Prandaj shqiptarët po ikin nga sytë këmbët. Për fëmijët dhe këto kushte po ikin. Ndërsa te ne nuk u mjaftojnë as për bukë lekët e asistencës, shtresave me ndihmë sociale. Ka dhe vende/shtete ku i paguajnë me rrogë rininë, 750 euro në muaj jo më pak, “Kuriozitete nga Bota”, që të shkojnë studentë, që të vazhdojnë shkollën e lartë, studimet, sepse të mësosh është puna më e vështirë, më e lodhshme dhe për atë që ka talent e durim, jo më për ata që s`kanë shumë dëshirë, por shkolla është detyrë dhe si detyrë duhet të mbarohet. Duhet ta kuptojmë drejt  këtë se në një auditorë prej 160 vetash as tridhjetë prej tyre s`e marrin vetë shkollën. Pra në çdo auditorë as 70% e studentëve s`janë të aftë te ne, varet dhe nga fusha/lënda. S`po themi për shoqëroret. Te kuriozitetet ekziston dhe ai rasti që për shkollimin e një fëmije/nxënësi, lanë në qarkullim/funksionim një linjë hekurudhore sepse duhej të mbyllej, pasi ishin larguar gjithë njerëzit e asaj zone, por instancat shtetërore vendosën që ta lënë në punë derisa të mbarojë studimet fëmija. Ka vende/shtete që në klasën e shtatë fillojnë ndarjen, seleksionimin e nxënësve me grupe;  A, B, C, etj.  Ku grupi A nxënësit më të mirë, dhe të përkushtuar për shkollën, sipas fushave që pëlqejnë, talentët. Grupi B, nxënësit mesatarë dhe me kalimin e kohës kush mund të arrijë te A-ja. Grupi C, nxënësit e dobët niveli më i ulët, dhe kush arrin te niveli më lart.  Bëhet dhe përzgjedhja e mësuesve me më shumë vite punë, më të specializur, te këto grupe sipas aftësive dhe përvojave të tyre.


Euklidi; -“Ndalohet hyrja e injorantëve në universitet.” Shkruhet me germa të arta e të mëdha në një nga universitetet më të mëdha të botës, në mënyrë që t`u ndalohen disa pika drejtimi në jetë.


Nejse ishim te ngjyrat, fonde e ndihma pa fund marrin për to, mënyra se si po investohet gjendja e tyre është vërtetë skandaloze. Provoni t`u hapni një shkollë të tyren shtetërore, ku të mësojnë vetëm ata. Mësuesit do të punojnë me shumë dëshirë dhe pasion me ata fëmijë, sepse janë më të vuajtur, dhe më të dëgjuar se të tjerët. Ka prej tyre që janë të pasur dhe ndihen rehat me të tjerët, e kanë me dëshirë, por kur të ndihen keq me disa prej fëmijëve tanë të “mirëedukuar” që në familje me kushtet tona, le të regjistrohen te shkolla  tyre. Më mirë të investojmë për ata me arsimim dhe edukim në shkollë apo të mësojmë prapë fëmijët e tyre ku prindërit nuk dinë akoma shkrim e këndim, sepse në moshën njëzet e dy vjeçare, fëmijët tanë janë akoma studentë ndërsa disa të atyre presin deri dhe fëmijën e katërt. Pasojat e sjelljes dhe të mësimit, jo vetëm për ata, por dhe për shtresat e varfra tonat janë dhe do të jenë si gjithmonë, të barabarta me këtë jetë famijlare që po bëjnë sot në Shqipëri. A do të na dalë llogaria? 


Kuptojeni njëherë e mirë se nuk mjaftojnë detyrat pasdite dhe nëpër qendra rehabilitimi për ata, sa për të kaluar radhën, me gjasme. Por duhet shkolla për ta ose në shkollat gjithpërfshirëse fëmijët me patjetër duhet të ndërrojnë sjellje ndaj tyre, si dhe mësuesit duhet të jenë më këmbëngulës që ata të mbarojnë dhe arsimin e mesëm me detyrim jo më atë nëntë-vjeçar. Deri tani as klasën e gjashtë nuk e fillojnë shumica e tyre, përjashtuar ndonjë tek-tuk që i ka prindërit intelektual. Ky është mendimi im për këta të Tiranës, duke i vëzhguar, ndjekur nëpër rrjete sociale, biseduar etj, mbase në qytetet e vogla janë më të shkolluar varet nga ekonomia e tyre, mjedisi dhe shoqëria, por këtu ku janë shumica është kjo gjendje e tyre. Ku po shkojmë kështu?



Drita Topjana, mësuese e Arsimit Fillor, qershor 2019  

7,349 Lexime
4 vjet më parë